Flash

Atentati me dy viktima në Rinas, lirohet personi i shoqëruar

Lapsi.al 10 December 2025
Atentati me dy viktima në Rinas, lirohet personi i shoqëruar

Personi i shoqëruar mbrëmjen e së martës nga policia në lidhje me atentatin e Rinasit, është liruar pasi u mor në pyetje për disa orë.

Sipas burimeve, mësohet se 35-vjeçari me iniciale B.Xh është banor i zonës në fshatin Halil ku u dogj makina “Toyota” e autorëve. I riu ka banesën shumë pranë ku u dogj makina, por në deklarimet e tij ka pohuar se në atë momente nuk ndodhej në shtëpi dhe në këtë formë ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen, apo të ketë parë lëvizje të autorëve të mundshëm.

Shoqërimi i tij për t’u marrë në pyetje u bë pasi më herët rezulton i dënuar për vjedhje me dhunë. 1 muaj pas atentatit, policia është përqendruar në marrjen në pyetje të personave të ndryshëm që mund të kenë dijeni, por deri në këtë fazë nuk ka autorë apo porositës të identifikuar.

Në atentatin e ndodhur mesditën e 11 nëntorit u vra Gilmdano Dani dhe pak ditë më vonë ndërroi jetë në spital miku i tij Muçi Shaljani. Sapo ishin kthyer nga Barcelona, kur atentatorët u zunë pritë te rrethrrotullimin i Rinasit.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI