Flash

Tritoli në Shkodër u vu nga dy persona me motor/ Policia jep detaje për ngjarjen

Lapsi.al 9 December 2025
Tritoli në Shkodër u vu nga dy persona me motor/ Policia jep detaje

Detaje të reja kanë dalë nga shpërthimi me tritol në biznesin në Shkodër. Mësohet se kanë qenë dy persona me motorr, të cilët kanë vendosur tritolin dhe janë larguar me shpejtësi.

Nga kamerat e sigurisë duken dy të rinj në moshë të re dhe autorët janë me kapuç në kokë dhe fytyrat e mbuluara për tu mos u identifikuar.

Në vendngjarje është drejtori i policisë Shkodër Gent Berberi dhe pronari i subjektit Lulzim Mehmeti.

Kompania “Lufa Print” operon prej shumë vitesh në Shkodër si një prej subjekteve më të vjetra në qytet.

"Rreth orës 22:20, në lagjen "Skënderbeg", Shkodër, te dera e një subjekti për reklama, dyshohet se është vendosur lëndë plasëse. Si pasojë ka pasur vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve" - thuhet në njoftimin e policisë. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI