Flash

Atentati me 2 viktima në Rinas, policia shoqëron një person për ta marrë në pyetje

Lapsi.al 9 December 2025
Atentati me 2 viktima në Rinas, policia shoqëron një person

Mediat raportojnë se policia ka shoqëruar mbrëmjen e kësaj të marte një person të dyshuar si i përfshirë në atentatin e ndodhur në Rinas më 11 nëntor, nga i cili humbën jetën Gilmando Dani dhe efekti i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Muçi Shaljani.

Ende nuk dihet identiteti i personit të shoqëruar dhe arsyet. Sipas të njëjtave burime ai nuk është ndaluar, por po merret në pyetje mbi ngjarjen.

3 ditë pas atentatit, policia gjeti në fshatin Zall të Fushë Krujës një arsenal armësh dhe shpalli në kërkim pronarin, Ylli Zalli, i cili dyshohet si ndihmës i vrasësve.

Policia ka dyshime të forta se makina “Toyota” që autorët përdorën në vrasje, dhe më tej e dogjën në fshatin Halil në Fushë-Krujë, ka dalë nga shtëpia e tij. Deri tani akoma nuk ka ende persona të tjerë të përfshirë.

Policia ndaloi 2 policë që kishin plotësuar dokumentet e Muçi Shaljanit për të hyrë në AMP, por Gjykata e Tiranës e cilësoi ndalimin të paligjshëm dhe i liroi. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI