Flash

Kapet "skifteri" shqiptar në Itali, 2 bashkëpunëtorët i shpëtojnë karabinierëve

Lapsi.al 4 December 2025
Kapet "skifteri" shqiptar në Itali, 2

Gjatë kontrolleve territoriale në Itali, karabinierët arrestuan një të ri shqiptar, i dyshuar për pjesëmarrje në një grup vjedhësish që shqetësonte banorët e zonës. Efektivët vunë re një Alfa Romeo që hyri në një rrugë pa dalje dhe ndoqën automjetin, duke parë dy persona që po përpiqeshin të kapërcenin gardhin e një shtëpie private.

Ndërsa dy prej tyre u larguan, njëri prej tre personave u kap dhe iu nënshtrua kontrolleve rutinë.

I arrestuari është një 36-vjeçar shqiptar me precedent penal dhe një urdhër ekzekutimi për të vuajtur një dënim prej 2 vjetësh e 4 muajsh. Brenda makinës, e cila rezultoi me qira, u gjetën mjete për vjedhje me thyerje, përfshirë kaçavida dhe leva, duke konfirmuar aktivitetin kriminal që grupi dyshohet se planifikonte.

Pas përfundimit të procedurave, i arrestuari u dërgua në burgun e Vareses, ku mbetet në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI