Flash

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj 2 personash për krime lufte

Lapsi.al 1 December 2025
Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj 2 personash për krime lufte

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur të hënën aktakuzë kundër dy të dyshuarve për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë luftës së viteve 1998-’99 në Kosovë. Të pandehurit, të identifikuar vetëm si A.Z dhe B.D., janë të paarritshëm për institucionet kosovare të drejtësisë, prandaj prokuroria ka kërkuar që ata të gjykohen në mungesë.

Të dyshuarit ishin pjesë e policisë së atëhershme serbe në Kosovë dhe akuzohen se kishin keqtrajtuar dhe abuzuar civilë pasi i kishin arrestuar në Rahovec dhe Suharekë gjatë viteve 1998-’99.

“Në mesin e të arrestuarve ishin R.J., M.K., E.G., S.E., V.V., Q.K., U.K., H.G., S.G., H.Sh dhe A.Z, të cilët gjatë procesit të marrjes në pyetje janë rrahur me mjete të forta dhe metoda të tjera të trajtimit çnjerëzor, ku si pasojë R.J kishte vdekur, ndërsa personat e tjerë kishin pësuar lëndime serioze trupore”, thuhet në aktakuzë.

Në vitet e fundit, Kosova e ka rritur numrin e aktakuzave në mungesë për krime lufte gjatë luftës së fundit. Në korrik, Prokuroria ngriti aktakuzë në mungesë kundër 21 të dyshuarve për dëbimin me forcë të mbi 800.000 civilëve shqiptarë nga Kosova gjatë luftës.

Gjykimi në mungesë mundësohet në Kosovë pas ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, të bëra më 2022. Megjithatë, gjykime të tilla mund të bëhen vetëm me kushtin që prokuroria dhe gjykata t’i kenë shteruar të gjitha mjetet për të siguruar praninë e të akuzuarit.

Por, ky Kod përcakton se personat që gjykohen në mungesë kanë të drejtë për një rigjykim pa kushte, kur të arrestohen.

Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, që nga hyrja në fuqi e ligjit për gjykimet në mungesë, janë ngritur disa dhjetëra aktakuza në mungesë kundër disa dhjetëra anëtarëve të forcave serbe, të cilët dyshohen se kanë kryer krime lufte në Kosovë.

Ndërkaq, aktgjykimi i parë në mungesë u shqiptua dhjetorin e vitit 2024 në rastin e Çedomir Aksiçit, i cili u dënua me 15 vjet burgim për krime lufte kundër popullatës civile.

Gjatë luftës në Kosovë, nga viti 1998 deri në 1999, u vranë mbi 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë u zhdukën.

Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.

Qindra shqiptarë të vrarë nga Kosova janë gjetur në varreza masive në Serbi. Trupat e tyre janë bartur nga forcat serbe me qëllim që të fshihen krimet.

Udhëheqësit politikë dhe ushtarakë të Serbisë janë arrestuar, gjykuar dhe dënuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për ish-Jugosllavi për krimet kundër njerëzimit të kryera në Kosovë.

Ndër ta ishte edhe Sllobodan Millosheviçi, i cili vdiq në burg pa arritur të dënohet për përgjegjësinë në urdhërimin e krimeve të luftës në Kosovë.(REL)

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI