Flash

Pezullimi i Ballukut/ Rama i përgjigjet Berishës duke thënë se e lufton për parim

Lapsi.al 1 December 2025
Pezullimi i Ballukut/ Rama i përgjigjet Berishës duke thënë

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kreut të PD, Sali Berisha në lidhje me debatin për pezullimin nga detyra me vendim të GJKKO të Belinda Ballukut e marrë e pandehur nga SPAK.

Ne një komunikim në Facebook, kryeministri thotë se ankimin e pezullimit të saj nga detyra në Gjykatë Kushtetuese e ka bërë vetë ai, por jo si Edi Rama, por si kryeministër.

Sipas kryeministrit, kjo është një betejë institucionale gjyqësore, që siç thotë ai “për të mos lejuar atë që nga Komisionit i Venecias konsiderohet shkelje e palejueshme e kufirit ndarës mes pushteteve”.

Rama: Me një pjesë nuk jemi kuptuar dhe prandaj jemi këtu, për ta nisur me pyetjen, e dini kush e ka ankimuar në GJK pezullimin e ministres nga një prokuror dhe një gjykatës. E kam ankimuar unë si kryeministër dhe jo si Edi Rama dhe natyrisht jo për një individ, një ministër që në këtë rast është edhe zv kryeministër, por për parimin e moscënimit të balancës mes pushteteve, për parimin e mosndërhyrjes së një pushteti tjetër të pavarur në përbërjen e pushtetit të pavarur ekzekutiv, për parimin e mos marrjes së kompetencave të kryeministrit dhe Presidentit nga një gjykatës apo prokuror. Shkurt kjo është një betejë institucionale gjyqësore, për të mos lejuar atë që nga Komisionit i Venecias konsiderohet shkelje e palejueshme e kufirit ndarës mes pushteteve. Unë jam palë dhe flas si palë dhe nuk i bëj presion askujt dhe nuk flas për një proces gjyqësor që zhvillohet dikur dhe nuk ka lidhje me rolin tim. Unë flas për publikun për një proces që vendos jo për mua, por për balancën mes pushteteve.

Nëse pezullimi i një ministri nga një prokuror dhe një gjykatës sot, do të legjitimohej si një e drejtë e ligjshme e drejtësisë, atëherë shtrirja e krahut të gjyqësorit përtej kufirit ndarës me ekzekutivin dhe vetë jetën politike shqiptare do të krijonte një precedent unikal të rrezikshëm dhe kërcënues. Duke i hapur rrugë presioneve politike ndaj qeverisë, destabilizimit institucional dhe manipulimit të ekzekutivit përmes proceseve penale do të ndodhtë diçka që është e panjohur në Evropë. Mjafton të para përfytyrosh se çfarë loje politike në dëm të shtetit, ligjit, të qytetarëve mund të sillte e ardhmja po të hapej kjo vrimë e madhe në murin ndarës mes pushteteve kushtetuese në Shqipëri dhe duhet të jesh krejt i papërgjegjshëm karshi Shqipërisë, Republikës tonë për ta lënë të kalojë pa luftuar gjyqësisht në shkallën më të lartë, atë të GJK këtë tentativë anti demokratike. Duhet të jesh i verbuar nga urrejtja për ta kthyer këtë konflikti kompetencash mes ekzekutivit dhe gjyqësorit në një konflikt politik sic bëjnë fatkeqësisht të mbyturit e kënetës. Ndërkohë që hidhen përpjetë mbi llumin e tyre për ta kapur nga duart e prokurorëve ushqimin për opozitarizimin, në këtë rast nuk e tregojnë dot, një rast të vetëm në Evropë apo në botë që u pezulloka anëtari i qeverisë me vendim gjykatë. Nuk e gjejnë dot sepse nuk ka një rast të tillë.

Të këshilluara

Ekzektutohet biznesmeni në Elbasan

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Elbasan. Mësohet se është ekzekutuar një biznesmen. Sipas informacioneve, biznesmeni është ekzeku...

21:19

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI