Flash

Berisha sfidon Ramën: Venecia nuk ka gjykim për ministra!

Lapsi.al 1 December 2025
Berisha sfidon Ramën: Venecia nuk ka gjykim për ministra!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi ndaj deklarimeve të kryeministrit Edi Rama lidhur me pezullimin nga detyra të zv. kryeministres Belinda Balluku, duke akuzuar shefin e qeverisë për “mashtrim publik” dhe përpjekje për t’u vendosur mbi ligjin. Duke iu referuar pretendimit të Ramës se Komisioni i Venecias dhe Strasburgu janë kundër pezullimit të anëtarëve të ekzekutivit nga ana e gjykatave, Berisha theksoi se një gjë e tillë nuk gjen asnjë mbështetje në dokumentet e Venecias. “Venecia nuk ka asnjë gjykim për ndonjë ministër”, deklaroi ai, duke shtuar se “nuk ka ministër dhe aq më pak të pafytyrë që pasi të kapet duke vjedhur, të shkojë te Venecia për t’u mbrojtur”.

Sipas tij, qëndrimi i Ramës përfaqëson një nënshtrim të ekzekutivit ndaj vetvetes dhe një deklarim të hapur se “ekzekutivi qenka mbi ligjin”. Për Berishën, ideja se një ministër nuk mund të pezullohet nga gjykata është “rrëfenjë për të mashtruar publikun” dhe një kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj parimit të ndarjes së pushteteve. “Qenka mbi ligjin. Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë që për ekzekutivin nuk ekziston ligji”, u shpreh ai, duke i cilësuar deklarimet e kryeministrit si “psikike” dhe me frymë “ekstremiste të majtë”.

Rama përsëriti dy ditë më parë se sipas standarteve ndërkombëtare, pezullimi i një ministri nga ana e gjykatave përbën cënim të ekuilibrit mes pushteteve dhe rrezik për krijimin e një praktike ku drejtësia mund të ndërhyjë në vullnetin politik. Në podcastin e tij “Flasim”, ai deklaroi se “Venecia dhe Strasburgu janë kundër pezullimit”, ndërsa vendimin e GJKKO e konsideroi një veprim që “prekte paprekshmërinë e ekzekutivit”.

Berisha e kundërshton këtë narrativë duke theksuar se Venecia ka dhënë vetëm mendime për nenin e pezullimit në legjislacione të tjera, si ai i Kosovës, ku e ka konsideruar masën plotësisht të përputhshme me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe me kushtetutat respektive, për sa kohë respektohen proporcionaliteti dhe baza ligjore. “Në rastin e Ballukut, këto kritere janë stërmbushur”, u shpreh ai, duke shtuar se Rama “e shpall presionin e tij ndaj Gjykatës Kushtetuese si një akt kundër ndarjes së pushteteve”.

Përplasja pritet të thellohet teksa Gjykata Kushtetuese përgatitet të shqyrtojë çështjen dhe të vendosë nëse vendimi i pezullimit ishte brenda kornizës së ligjit apo në konflikt me parimet kushtetuese. Në këtë klimë tensioni politik, mbetet e qartë se beteja e radhës do të zhvillohet mbi interpretimin e ligjit dhe mbi atë se kush vërtet është nën të.

Pjesë nga deklarata e Berishës!

Nënshtrimi i ekzekutivit. Sigurisht që të gjithë jemi nën ligjin. Këtu qenka puna? Pa diskutim që të gjithë jemi nën ligjin dhe nga lashtësia gjer sot, të drejtën për të gjykuar zbatimin apo moszbatimin e ligjit, shoqëritë ia kanë besuar gjykatësve dhe prokurorëve. Dëshmon përmbajtjen e tij psikike.

Qenka mbi ligjin. Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë që për ekzektuviin nuk ekziston ligji. Vazhdon nga pozicione ekstremiste të majta. Kërcënim i paprekshmërisë së vullnetit demokratik. Dëgjojeni.

Vullnetin demokratik e kërcënojnë jo ata që mbrojnë ligjin dhe zbatojnë ligjin, por ata që vjedhin pasuritë publike duke shkelur ligje dhe Kushtetutë. Kush e kërcënon vullnetin demokratik? E ka fjalën për kërcënimin e paprekshmërisë. Po a nuk u largua Koço Kokëdhima nga parlamenti se kishte marrë fonde nga Abisneti?

Lexoni çfarë thotë Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut. A nuk ishte Koço Kokëdhima në parlament si përfaqësues i vullnetit demokratik të zgjedhësve? A ka mashtrues më ordiner se ky person që thotë këtë?

Kërcënim i paprekshmërisë së vullnetit. Pra nxjerrja për leckash jashtë nga parlamenti dhe grisja e mandatit qenka normale, kurse pezullimi duke lënë mandatin, kjo qenka paprekshmëri e vullnetit, sepse paskemi lindur të papezullueshëm ne që votohemi. Çfarë është ajo mor? Është ministre ajo, është pozicion publik, pezullohet. E shpall presionin e tij ndaj Gjykatës Kushtetuese si një akt kundër ndarjes së pushteteve. Po që kur është krijuar drejtësia, është krijuar të mbikëqyrë pushtetet për zbatimin e ligjit.

Po në qoftë se Edi Rama beson në ndarje pushteti, pamundësinë apo paligjshmërinë e drejtësisë për të gjykuar, për të vendosur, për të ndëshkuar anëtarët e degëve të tjera të pushteteve kur ata shkelin ligjin, atëherë çfarë mbetet këtu? A e kuptoni ju sa i rrezikshëm është ky njeri.

Kundër standardeve të Venecias. Edhe njëherë, Venecia nuk ka asnjë gjykim, asnjë vlerësim, për asnjë ministër, që nga themelimi i këtij Komisioni të nderuar gjer sot. Pse? Sepse nuk ka ministër dhe të pafytyrë që pasi të kapet duke vjedhur dhe të akuzohet nga drejtësia, të shkojë nga Venecia për t’u mbrojtur.

Nuk ka shkuar njeri. Po, Venecia ka vlerësime për nenin e pezullimit. Konkretisht nenin 117 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës. Absolutisht e gjen plotësisht të përputhshëm me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, me Kushtetutën e Kosovës, por thekson që duhet të ruajë proporcionalitetin, thekson që duhet të ketë bazë ligjore. Pra, përcakton kushte që në rastin e Ballukut jo janë mbushur, por janë stërmbushur.

Pra, Venecia nuk thotë në asnjë këshillë të saj, se pezullimi i zyrtarit publik nuk ka të bëjë me ministrin.

Në asnjë prej tyre.

Të këshilluara

Ekzektutohet biznesmeni në Elbasan

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Elbasan. Mësohet se është ekzekutuar një biznesmen. Sipas informacioneve, biznesmeni është ekzeku...

21:19

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI