Flash

Rrahu për vdekje një person në Greqi, gjykata lë në burg të riun shqiptar

Lapsi.al 21 November 2025
Rrahu për vdekje një person në Greqi, gjykata lë në

Një 29-vjeçar shqiptar u dërgua me burg në Athinë, pasi pranoi se ishte i përfshirë në dhunimin për vdekje të një shoferi 58-vjeçar në zonën Neo Kosmo.Gjatë seancës në Gjykatën Evelpidon, shqiptari theksoi se viktima e kishte sulmuar i pari dhe pretendoi se vdekja nuk ishte shkaktuar nga goditjet e tij, por nga “miokarditi hipertrofik”.

Mediat greke raportojnë se ai kërkoi falje për përfshirjen në incident, duke insistuar se nuk kishte qëlluar të vriste, dhe shtoi se nuk njiheshin më parë. Megjithatë, prokurori dhe gjykatësi vendosën arrest me burg për veprën penale “vrasje me dashje në gjendje të qetë mendore”.

29-vjeçari ka pasur precedentë të mëparshëm për vepra të tjera kriminale. Gjatë hetimeve, ai deklaroi se viktima e kishte sulmuar fillimisht me spraj dhe më pas e kishte ofenduar.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI