Flash

Ndryshimet e Ramës “rrezikojnë sterilizimin e SPAK”

Drafti i qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale pritet me shqetësim nga gjyqtarët dhe prokurorët vendas, të cilët theksojnë se procesi u mbajt sekret dhe rrezikon të pengojë hetimet anti-korrupsion.

23:19 Vladimir Karaj

Grabitja në Madrid, si ra në pranga shqiptari që vodhi mbi 1 milion euro bizhuteri

Lapsi.al 21 November 2025
Grabitja në Madrid, si ra në pranga shqiptari që vodhi mbi 1

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga grabitja e mbi 2,200 bizhuterive, me vlerë më shumë se 1 milion euro, në një dyqan në Madrid. Ngjarja ndodhi më 28 prill, pikërisht gjatë “blackout”-it që paralizoi gadishullin iberik dhe pjesë të Evropës Perëndimore. Objektivi ishte dyqani i bizhuterive “José Luis”, i vendosur në qendrën tregtare Plaza Norte 2 në San Sebastián de los Reyes.

Tre ditë para grabitjes, bleu një makinë të përdorur

Sipas El País, hajduti 40-vjeçar, me origjinë shqiptare dhe i njohur me disa identitete kishte blerë tre ditë më parë një Hyundai Santa Fe për 4,000 euro. Ai jetonte përkohësisht në Alcobendas, ku kishte marrë me qira një dhomë.

Në natën e errësirës totale, ai u nis me mjetin e tij gri drejt qendrës tregtare, duke mbajtur në çantë mjete prerëse, litarë dhe një sharrë rrethore. Makina u parkua disa rrugica larg, ndërsa në destinacion mbërriti në këmbë.

500 orë filmime për të zbuluar itinerarin

Edhe pse energjia elektrike ishte ndërprerë, shumë prej kamerave të zonës funksionuan me gjeneratorë. Hetuesit studiuan mbi 500 orë filmime, ku për herë të parë shfaqet silueta e tij: i maskuar, me çantë shpine dhe celular në dorë, duke marrë referenca në pjesën më të lartë të ndërtesës.

Lëvizjet e sakta dhe njohuritë që kishte për strukturën bënë që policia të dyshojë se vjedhja kishte qenë e planifikuar me kujdes dhe me shumë informacion paraprak.

Një nga pamjet kyçe tregoi ndezjen e dritave të një makine gri, në orarin që përputhej me arratisjen e hajdutit. Kamera pas kamere, hetuesit ndoqën itinerarin deri në një parking në Alcobendas, nga ku personi misterioz dilte me çantën në shpinë. Ishte ai.

Makina largohet nga Spanja hetimet shtrihen në Europol

Dy pista hetimore nisen paralelisht: identifikimi i makinës dhe kërkimi i drejtuesit. Hetuesit zbuluan se pronari i regjistruar i automjetit jetonte pikërisht në zonën ku u pa burri me çantë.

Por ndjekja marr formë të re kur, ditën pas grabitjes, Hyundai Santa Fe kaloi kufirin në Junquera, duke lënë Spanjën. Më vonë u zbulua se mjeti ishte shitur në Rumani dhe se i dyshuari lëvizte lirshëm në Europë me të paktën pesë identitete të ndryshme, duke qenë i kërkuar në tre vende dhe nga gjykatat e Sevijës e Malagës për vjedhje të dhunshme.

Arrestimi ndryshon qëndrim kur i përmendin pasaportat

Pas disa javësh monitorimi, më 21 tetor, policia e arrestoi në një operacion të strukturuar. Fillimisht, ai u shfaq i qetë, duke pretenduar:

“Jam shofer kamioni, vij nga Rumania. Duhet të ketë ndodhur një gabim.”

Por toni i tij ndryshoi sapo agjentët filluan t’i lexonin një e nga një emrat e ndryshëm që ai mbante në pasaportat e tij. I goditur nga fakti se identitetet e tij ishin dekonspiruar, ai u dorëzua plotësisht kur hetuesit i kërkuan të shpjegonte kryqin e artë në qafë.

“Ma dha vajza ime,” u përgjigj ai, ndërsa policia e sekuestroi gjatë kontrollit.

Në momentin e ndalimit, ai kishte me vete rreth 3,000 euro cash, të cilave nuk mund t’u justifikonte origjinën.

Policia spanjolle po vijon hetimet për të verifikuar nëse i arrestuari ka qenë i përfshirë edhe në grabitje të tjera të profilit të lartë në vende të ndryshme të Europës.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI