Flash

Reagon PD: Rama përdori drejtësinë për të flakur Ballukun

Lapsi.al 20 November 2025
Reagon PD: Rama përdori drejtësinë për të flakur

Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të Gjykatës se Posaçme i cila ditën e sotme pezulloi nga detyra dhe i blloko pasaportën zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga SPAK për abuzimet në lidhje me tenderin e tunelit të Llogarasë.

Deputeti Klevis Balliu në një deklaratë për mediat nga selia blu është shprehur se kryeministri Edi Rama, sipas tij, e flaku Ballukun si të ishte leckë, për të shpëtuar veten e tij.

“Me këtë akt të paprecedent të largimit nga detyra, pra të flakjes si leckë me vendim gjykate të numrit 2 të qeverisë, sikur të ishte një magaziniere, dhe jo të shkarkimit të saj me propozim të Kryeministrit dhe dekret të Presidentit, ashtu siç është emëruar, Edi Rama faktoi se, në panik dhe tmerr është i aftë të bëjë gjithçka për t’i shpëtuar ligjit dhe drejtësisë”, tha Balliu.

Deputeti theksoi se Balluku “ka ngrën dardha pas shpinës së Ramës”, ndërsa shtoi se “për turpin e tyre, dyshja Rama-Balluku treguan se nuk njohin institucionin e dorëheqjes”.

Deklaratë e Partisë Demokratike: 

Duke përdorur drejtësinë për të hequr qafe Belinda Ballukun, Edi Rama provoi edhe njëherë se, njeriu burracak nuk bëhet trim, as kur është në majën e piramidës së pushtetit.

Ai e trajtoi zëvendësen e tij, prapa shpinës së të cilës ‘kishte ngrënë dardha’ si dëm kolateral, si një e keqe prej së cilës duhet të shpëtonte sa me parë, nga frika se ajo po e merrte me vete dhe duhej larguar, jo nga ai, por kushdo tjetër, me një qëllim të vetëm, shpëtimin e karriges, pushtetit dhe kokës të vet.

Për turpin e tyre, dyshja Rama-Balluku treguan se nuk njohin institucionin e dorëheqjes.

Me këtë akt të paprecedent të largimit nga detyra, pra të flakjes si leckë me vendim gjykate të numrit 2 të qeverisë, sikur të ishte një magaziniere, dhe jo të shkarkimit të saj me propozim të Kryeministrit dhe dekret të Presidentit, ashtu siç është emëruar, Edi Rama faktoi se, në panik dhe tmerr është i aftë të bëjë gjithçka për t’i shpëtuar ligjit dhe drejtësisë.

Kërcënimit ‘po rashë unë, do të të marr me vete’ të Belinda Ballukut, Edi Rama zgjodhi t’i përgjigjej, jo duke e shkarkuar apo kërkuar dorëheqjen, siç ia kërkonte detyra, parimi, përgjegjësia politike, por me pritë pas shpine.

Sot të dy janë të poshtëruar, si Rama dhe Balluku, sepse ata janë në qendër të një labirinti krimi e korrupsioni, një rrethi vicioz ku kokat priten- por sistemi i së keqes qëndron.

Partia Demokratike e ka të qartë dhe thekson atë që ka thënë përherë: është Edi Rama koka e sistemit narkos dhe pa rënien e tij nuk ndryshon asgjë.

Nuk ka alternativë tjetër veç dorëheqjes së Edi Ramës. Kjo është kërkesa jonë dhe kushti i kohës.

Kjo e bën misionin e Foltores qytetaro-parlamentare edhe më jetik, kjo e bën lëvizjen opozitare një kërkesë të kohës, kjo e bën rrëzimin e narko-qeverisë një domosdoshmëri kombëtare.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI