Flash

Veliaj në burg, Rama fushatë në Tiranë: Paga minimale shkon 500 euro

Lapsi.al 12 November 2025
Veliaj në burg, Rama fushatë në Tiranë: Paga minimale shkon

Kryeministri Edi Rama përsëriti sërish premtimin për rritjen e pagës minimale në vend në 500 euro, duke filluar që nga janari i vitit 2026.

Komentet Rama i bëri në një takim me qytetarët në njësinë nr.5 në Tiranë, ku tha se rritja në 500 euro e pagës minimale do të bëhet jo vetëm për sektorin publik, por edhe për atë privat.

Shefi i ekzekutivit shtoi se vijimi i rritjes së pagës minimale do të vijojë edhe në vitet në vijim, duke shkuar në fund të këtij mandati në 700 euro.

“Nga 1 janari 2026 paga minimale në sektorin publik dhe privat dhe në çdo kompani dhe dyqan, paga minimale do të jetë 500 euro. Në mënyrë që punëdhënësit të marrin kohë për të sistemuar këtë rritje, 9 muajt e parë sigurimet shoqërore dhe ato shëndetësore të atyre që e kanë pagën nën 500 euro, do ti paguajë qeveria.

Punëdhënësit do të duhet që t’i japin punonjësve paga minimale nga janari 500 euro. Sigurimet do ti mbulojë qeveria. Paga minimale do të rritet dhe ne se mbarojmë këtë mandat pa e çuar në 700 euro pagën minimale.

Edhe kur vjen puna tek paga minimale fillojnë llafet, po jo ai ca mi jep kështu dhe ca ashtu, ka punëdhënës që hyjnë në hak të atyre të cilët punojnë që ata të pasurohen. Ka një zgjidhje ose denoncoje ose përtype, sepse nuk mundet dot shteti të gjëmojë nga pas të gjithë punëdhënësit e vendit.

Denoncoje tek Tatimet, tek Ministria e Financave tek deputeti i zonës. Ai që bën një denoncim të tillë është i paprekshëm, nuk të heq dot njeri nga puna. Nga deklarimet që burojnë nga banka, 500 euro duhet që të vijnë në emrin tënd”, tha mes të tjerash Rama.

Të këshilluara

Tallje e rëndë ndaj futbollistit me ngjyrë?

Një futbollist me ngjyrë i skuadrës së Burrelit, Arnold Këaku Siaë, u bë objekt i një debati nëse ndaj tij, gjatë një emisioni sportiv në RTSH, pati ose jo tall...

14:55

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI