Flash

Memli Krasniqi jep dorëheqjen nga drejtimi i PDK

Lapsi.al 12 November 2025
Memli Krasniqi jep dorëheqjen nga drejtimi i PDK

Memli Krasniqi ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës.

Burime të Syri Kosova bëjnë të ditur se Krasniqi e ka dorëzuar dorëheqjen e tij gjatë mbledhjes së sotme të Kryesisë së PDK-së. Sipas këtyre burimeve, për pak minuta pritet që ai të dalë në një konferencë për media, ku do ta sqarojë vendimin e tij.

Krasniqi ishte zgjedhur në krye të PDK-së më 3 korrik të vitit 2021, me shumicë votash të delegatëve pjesëmarrës në Konventën zgjedhore të partisë — 469 vota pro dhe 7 kundër.

Ai ishte rikonfirmuar në këtë pozitë më 21 qershor 2025, gjatë Konventës së 11-të të përgjithshme të PDK-së.

Të këshilluara

Tallje e rëndë ndaj futbollistit me ngjyrë?

Një futbollist me ngjyrë i skuadrës së Burrelit, Arnold Këaku Siaë, u bë objekt i një debati nëse ndaj tij, gjatë një emisioni sportiv në RTSH, pati ose jo tall...

14:55

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI