Flash

Tallje e rëndë ndaj futbollistit me ngjyrë?

Lapsi.al 12 November 2025
Tallje e rëndë ndaj futbollistit me ngjyrë?

Një futbollist me ngjyrë i skuadrës së Burrelit, Arnold Këaku Siaë, u bë objekt i një debati nëse ndaj tij, gjatë një emisioni sportiv në RTSH, pati ose jo tallje me sfond racizmi.

Nuk dihet nëse për shkak të fokusit të gabuar mbi pigmentin e lëkurës së tij, paisjeve difektoze elektronike apo vështirësisë së moderatores Hygerta Sako për të shqiptuar emrin e tij, kur futbollisti u shfaq për tu intervistuar në emisionin "Super Gol",në studio plasi e qeshura mes drejtueses Hygera Sako dhe 3 panelistëve Ardi Behari, Gert Haxhiu dhe Klajdi Kola.

Për këtë inicdent, klubi i KF Burrelit u detyrua të reagojë në faqen e vet në Instagram, duke shkruar: "Në një emision televiziv sportiv, u bë një akt i turpshëm bullizmi dhe talljeje ndaj lojtarit tonë Siaë, i cili me profesionalizëm e përulësi po përfaqëson me nder Burrelin."

Kulmi në emision arriti kur pasi futbollisti nuk po arrinte të shquhej në ekran, i ftuar Gert Haxhiu, plasi batutën: "Faleminderit RTSH-së që në momentet e fundit na e e zbuloi] sepse dukej si rrëfimet e atyre njerëzve që nuk duan të flasin".

Drejtuesja e emisionit, Sako, mohoi që ndaj futbollistit të ketë patur tendencë bullizimi apo tallje, Ajo tha për laspi.al se në "asnjë moment ndaj futbollistit të Burrelit nuk ka patur sjellje tendecioze, aq më pak me sfond racist". Ajo shtoi se nëse momenti në fjalë është prodhuar dhe për shkak të një defekti të led-it tnë studio dhe ka kërkuar ndjesë për çdo keqkuptim. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI