Flash

PAMJET/ Avioni turk me 20 persona në bord rrëzohet në Gjeorgji

Lapsi.al 11 November 2025
PAMJET/ Avioni turk me 20 persona në bord rrëzohet në Gjeorgji

Një aeroplan transporti C-130 që i përkiste Forcave Ajrore Turke u rrëzua në Gjeorgji menjëherë pas ngritjes nga Azerbajxhani. Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë avionin duke humbur lartësinë dhe duke lënë një gjurmë të gjatë tymi para se të rrëzohej. Lajmin e konfirmoi edhe Ministria Turke e Mbrojtjes në një deklaratë. Në bord ndodheshin 20 persona të cilët kanë humbur jetën.

“Me hidhërim të thellë mësuam se avioni ynë ushtarak C-130, gjatë rrugës nga Azerbajxhani për në vendin tonë, u rrëzua në kufirin Gjeorgji-Azerbajxhan", - deklaroi edhe Presidenti Rexhep Tajip Erdogan. "Përpjekjet tona për të rikuperuar rrënojat vazhdojnë në koordinim me autoritetet përkatëse. Zoti i mëshiroftë viktimat dhe ne qofshim me ta në lutjet tona", - shtoi ai.

C-130 turk po fluturonte në një lartësi prej rreth 8000 metrash kur filloi të humbiste lartësinë. Ministri i Brendshëm turk, Ali Yarlikaya, tha se pati një bisedë telefonike me homologun e tij gjeorgjian, Gela Geladze. Shkaqet e rënies janë ende të paqarta. Po hetohet për një defekt, por në rrjetet sociale nuk përjashtohet pista që avioni të ketë shpërthyer për shkak të një bombe në bord ose nga goditja me ndonjë raketë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI