Flash

Agjent me kontratë i AMP-së, miku i Gilmando Danit me hotel në qendër të Tiranës

Lapsi.al 12 November 2025
Agjent me kontratë i AMP-së, miku i Gilmando Danit me hotel në

Mustafa Sheqeri alias Muçi Shaljani, i cili u plagosnë atentat pasditen e djeshme në rrethrrotullimin e Rinasit, ishte agjent me kontratë i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe në fund të muajit Nëntor, ajo i përfundonte zyrtarisht.

Miku i Gilmando Danit ishte rekrutuar me kontratë 3 mujore në AMP dhe pa asnjë procedurë verifikimi, ndërkohë që siç mëson Newsbomb.al, kishte siguruar dhe një certifikatë sigurie, çka i jepte qasje në informacione sekrete dhe të klasifikuara.

CSP, është dokumenti zyrtar i lëshuar nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar i cili vërteton nga pikëpamja e sigurisë se një individ i plotëson kushtet e përcaktuara për njohjen, ruajtjen, administrimin dhe transferimin e informacionit të klasifikuar.

Është e pakuptueshme sesi Muçi Shaljani kishte mundur të siguronte këtë certifikatë sigurie, kur ai njihej në Tiranë për miqësinë e hershme me Gilmando Danin, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit. Kohët e fundit, pas daljes nga qelia 47 vjeçari mësohet se kishte marrë drejtimin e grupit.

Sipas Newsbomb, 40- vjeçar merrej me "marrjen dhe dhënien me qira të pasurive të paluajtshme" dhe prej vitit 2018, kishte në pronësi hotel "Ramel" më Tiranë.

Nga një verifikim i redaksisë, rezulton se ky hotel ishte i licensuar dhe nga Ministria e Mjedisit dhe Turizmit, e cila në vitin 2022, e kishte njohur "Ramel" zyrtarisht si strukturë akomoduese të regjistruar në Republikën e Shqipërisë.

Mustafa Sheqeri alias Muçi Shaljani ishte shofer i mjetit luksoz Mercedes Benz S Class dhe pasagjer në vendin e parë kishte Gilmando Danin.

Ata sapo ishin kthyer nga një udhëtim 4 ditor në Barcelonë dhe pak minuta para vrasjes, kishin marrë mjetin e parkuar në parkingun e Aeroportit të Rinasit dhe ishin nisur drejt Tiranës. Sapo Mercedesi mbërriti në rrethrrotullimin e aeroportit, ra në atentat.

Autorët raportohet se kanë qenë në një makinë me targa greke dhe kanë hapur zjarr me breshëri kallashnikovi nga ana e djathtë e mjetit, pasi Gilmando Dani ndodhej në vendin e parë si pasagjer.

Nga breshëria, plumbat kanë përshkruar dhe anën tjetër, duke prekur dhe shoferin Muçi Shaljani. Mjeti luksoz nuk ishte në pronësi të të plagosurit dhe as të viktimës, por i shtetasit Ervis Kosova.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI