Flash

Në siklet nga Balluku, Rama merr në mbrojtje dhe Veliajn: Është në burg pa gjyq

Lapsi.al 12 November 2025
Në siklet nga Balluku, Rama merr në mbrojtje dhe Veliajn:

Kryeministri Edi Rama e quajti “disproporcional” paraburgimin e kryebashkiakut të Tiranës dhe theksoi parimin e prezumimit të pafajësisë, duke kritikuar “gjyqin publik” ndaj tij.

Rama tha se, pavarësisht se Gjykata Kushtetuese ka dalë me një vendim ndryshe nga interpretimi i mazhorancës, qeveria do të mbështesë Bashkinë e Tiranës për vijimin e dëgjesave dhe procesit të buxhetit, në bashkërendim me drejtuesen politike të qarkut, Ogerta Manastirliu.

“Ka edhe një buxhet tjetër, ai i Bashkisë së Tiranës, që dëgjesat duhet ti bënte kryetari i bashkisë i cili është në burg pa gjyq. Ne jemi në paradoks shumë të madh, kur ai u mor nga zyra për tu futur në qeli si i paraburgosur gjë që ndodh normalish vetëm për njerëzit shumë të rrezikshëm, unë e thash kjo është dispropocionale. Kush duhet hetuar duhet hetur, por deri kur gjykata e nxjerr fajtor është i pafajshëm.

Në qoftë se njeriu e merr e fut brenda dhe lëshohet të gjithë hienat politike ti bëjnë gjyqin ndodh siç ndodhi dikur, vjen dënimi publik pastaj pjesa tjetër. Duke parë që të gjitha shkallët e gjyqit nuk e nxorrën kryetarin të kryej detyrën ne menduan që Tirana nuk ka arsye të paguaj.

Ne mendua me respekt të plotë të ligjit, sepse ligji thotë, kushtetuta më saktë, tjetër gjë thotë për deputetin tjetër gjë për të zgjedhurin lokal. GJK doli me një vendim tjetër nga i yni. Nuk ka asnjë arsye të dyshoj që e kam parë nga një këndvështrim i arsyeshëm pavarësisht se i kundër më tonin. Ne po e mbështesim bashkinë që të bëjë më të mirën për buxhetin dhe menduam me Ogertën si drejtuesja politike e qarkut, që të vazhdojmë të komunikojmë në këto dëgjesa si kjo sot”, u shpreh Rama.

Të këshilluara

Tallje e rëndë ndaj futbollistit me ngjyrë?

Një futbollist me ngjyrë i skuadrës së Burrelit, Arnold Këaku Siaë, u bë objekt i një debati nëse ndaj tij, gjatë një emisioni sportiv në RTSH, pati ose jo tall...

14:55

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI