Flash

Balluku kyç gojën për akuzën e SPAK, ngushëllon për Fatos Nanon

Lapsi.al 31 October 2025
Balluku kyç gojën për akuzën e SPAK, ngushëllon

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, nuk ka asnjë reagim pasi SPAK njoftoi zyrtarisht se ajo është marrë e pandehur për tenderin e Tunelit të Llogarasë.

Por ajo ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano.

Balluku shprehet se Fatos Nano ishte arkitekti i transformimit të së majtës shqiptare dhe kryeministri reformator që besoi në rrugën europiane të Shqipërisë.

"Lamtumirë Fatos Nano. Arkitekti i transformimit të së majtës shqiptare dhe Kryeministri reformator që besoi në rrugën europiane të Shqipërisë duke lënë gjurmë të thella në politikën dhe historinë e vendit. I paharruar!"-shkruan Balluku.

Të këshilluara

Profil/ Kush ishte Fatos Nano

Ish-kryeministri Fatos Nano u nda nga jeta ditën e sotme. Ky i fundit prej një muaji qëndronte i shtruar në reanimacionin e një spitali privat, ndërsa vuante ng...

15:44

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI