Flash

Qori-Veliajt: S'kam ndërmend të vjedh, nëse bëj si ti, e pësofsha 100 herë më keq!

Lapsi.al 31 October 2025
Qori-Veliajt: S'kam ndërmend të vjedh, nëse bëj si ti,

Arlind Qori, kreu i 'Lëvizja Bashkë' dhe kandidat në garën për Bashkinë e Tiranës, ka reaguar pasi Veliaj para Gjykatës Kushtetuese tha se këtë betejë po e bën dhe për kandidatët e tjerë që synojnë të zgjidhen në krye të Bashkisë.

"Unë sa herë që më është kërkuar kam qenë i pranishëm. Po sikur tia bëjnë këtë Ogertës, Florit apo Arlindit, kjo është një betejë që po e bëj dhe për ta, do të krijonte një precedent të rrezikshëm”, u shpreh Veliaj në fjalën e tij.

Në përgjigjen e tij, Arlind Qori shprehet se nëse zgjidhet kryetar bashkie nuk do të veprojë si Veliaj dhe ironizon se 'nëse çmendet dhe ndjek rrugën e Veliajt, duhet ta pësojë 100 herë më keq'.

Arlind Qori: Erion Veliaj ka deklaruar që betejën e tij me drejtësinë po e bën edhe për mua, nëse zgjidhem kryetar bashkie. Erion, unë nuk kam ndër mend të vjedh asnjë qindarkë. Nëse çmendem dhe bëj si ti, e pësofsha 100 herë më keq se ti!

Të këshilluara

Profil/ Kush ishte Fatos Nano

Ish-kryeministri Fatos Nano u nda nga jeta ditën e sotme. Ky i fundit prej një muaji qëndronte i shtruar në reanimacionin e një spitali privat, ndërsa vuante ng...

15:44

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI