Flash

Bardhi: Balluku të hënën në SPAK, Rama telefonata kërcënuese prokurorit!

Lapsi.al 24 October 2025
Bardhi: Balluku të hënën në SPAK, Rama telefonata

Gazment Bardhi thotë se Belinda Balluku është thirrur në SPAK ditën e hënë për një nga aferat e korrupsionit që po hetohen nga prokurori Dritan Premçi. Sipas Bardhit, kjo thirrje e prokurorit do të refuzohet, pasi zv.kryeministrja ka planifikuar një udhëtim jashtë vendit, ndërsa Edi Rama prej ditësh i ka bërë presion prokurorit të anulojë fletë-thirrjen. Bardhi nuk i ka pohuar informacionet që ka por i lë të kuptohen me një seri pyetjesh që i ka drejtuar Altin Dumanit, shefit në ikje të SPAK.

"A është e vërtetë se për këtë shkak prokurori i posaçëm z. Dritan Premçi ka patur ndërhyrje të drejtpërdrejta nga Kryeministri Edi Rama për të anulluar thirrjen e Belinda Ballukut, duke e informuar prokurorin se ajo nuk do të paraqitet në SPAK javën e ardhshme?" është një nga pyetjet e Gazment Bardhit, i cili i kërkon ambasadës amerikane dhe delegacionit të BE të monitorojnë nga afër kërcënimet ndaj prokurorëve.

Mesazhi i plotë i Gazment Bardhit

Belinda Balluku është zyrtarja më e korruptuar e shtetit shqiptar në këto 35 vite. Në çdo aferë, në çdo sektor, janë gjurmët e saj të korrupsionit, nga energjia tek infrastruktura; nga Tuneli i Llogarasë tek Aeroporti i Vlorës.

Dosjet e saj në SPAK janë me dhjetëra dhe duket se njëra prej tyre ka marrë rrugë tashmë. Kjo është arsyeja pse prej kohësh tashmë, burime të mirëinformuara, bëjnë me dije se prokurori i posaçëm z. Dritan Premçi është nën presion nga brenda SPAK, nga nivelet më të larta të pushtetit, nga segmete të caktuara mediatike apo nga eksponentë të krimit të organizuar.

Duke ndjekur nga afër këto zhvillime, me shumë shqetësim, nisur edhe nga fakti që nuk do jem prezent në seancën e të hënës në Kuvend, sot kam disa pyetje drejtuar SPAK:

1- A është e vërtetë që prokurori i posaçëm z. Dritan Prençi ka thirrur për javën që vjen, me synim komunikimin e statusit “e pandehur” Zëvendëskryeministren Belinda Balluku?

2- A është e vërtetë se për këtë shkak prokurori i posaçëm z. Dritan Premçi ka patur ndërhyrje të drejtpërdrejta nga Kryeministri Edi Rama për të anulluar thirrjen e Belinda Ballukut, duke e informuar prokurorin se ajo nuk do të paraqitet në SPAK javën e ardhshme?

3- A ka sajur Belinda Balluku një aktivitet ndërkombëtar në të njëjtën ditë dhe orë që duhet të paraqitej në SPAK, me qëllim që të justifikojë refuzimin dhe për të fituar kohë për të shtuar presionin ndaj prokurorit?

4- Pyetje direkte për Drejtuesin e SPAK z. Altin Dumani: A jeni ju në dijeni të presionit të mundshëm ndaj prokurorit të posaçëm z. Dritan Premçi dhe a jeni ju duke përmbushur rolin tuaj për të mbështetur prokurorin?

5- Cili autoritet brenda SPAK po përpiqet të bëjë kozmetikën mediatike në mbrojtje të Belinda Ballukut dhe për çfarë arsyeje?

Në përfundim duke qenë besimplotë se partnerët tanë ndërkombëtarë, veçanërisht SHBA dhe BE, kanë interes të shtuar në mbrojtjen e integritetit të SPAK, i ftoj publikisht të monitorojnë nga afër këtë çështje, ndërhyrjet kriminale për t’i lidhur duart prokurorisë dhe të konfirmojnë të gjithë mbështetjen e tyre ndaj prokurorit të posaçëm Dritan Premçi dhe çdo prokurori që nuk i nënshtrohet presionit politik apo kriminal mbi çështjet që kanë nën hetim.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI