Flash

Raporti i OSBE-ODIHR për "11 majin", Lubonja: Tregoi problematikën e “partisë-shtet”

Lapsi.al 23 October 2025
Raporti i OSBE-ODIHR për "11 majin", Lubonja: Tregoi

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Log.” në News24, ka komentuar raportin përfundimtar të OSBE-ODIHR mbi zgjedhjet parlamentare të 11 majit, të publikuar sot, duke theksuar se problematika kryesore e procesit zgjedhor në vend lidhet me dominimin e një “partie-shtet” që kontrollon institucionet dhe përdor mekanizmat e pushtetit për avantazh elektoral.

Sipas Lubonjës, raporti i ODIHR evidenton disa shqetësime thelbësore, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në barazinë e garës: “Përdorimi i administratës, presioni ndaj administratës, përdorimi i parave të pushtetit, faljet e gjobave dhe bashkëpunimi me krimin e organizuar – këto e ndryshojnë balancën në zgjedhje.”

Analisti u shpreh se problemi kryesor nuk qëndron te Kodi Zgjedhor, por te mënyra si pushteti politik e përdor sistemin në favor të vet: “Problemi sot nuk është Kodi Zgjedhor. Ka pasur avantazh Rama edhe me kodin zgjedhor këtë herë, pasi hoqi koalicionet. Gjithsesi, po ja veshim kodin të dy partive të mëdha.”

Duke folur për rolin e partive politike, Lubonja theksoi se përgjegjësia për deformimin e garës nuk ndahet në mënyrë të barabartë midis forcave kryesore: “Për t’i rënë shkurt, unë anoj më shumë nga zgjedhje që kontrollohen nga një parti-shtet, dhe manipulimi vjen nga kjo parti që kontrollon të gjitha institucionet. Ka një parti shtet që ka një rezultat me 83 deputetë, ndërkohë që është në mandatin e katërt – këtu është problemi.”

Sipas tij, Partia Socialiste mban përgjegjësinë kryesore për situatën aktuale politike, ndërsa raporti i OSBE/ODIHR, megjithëse e prek këtë çështje, “nuk e pasqyron në shkallën reale të problematikës”. /BW

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI