Flash

Flet nëna e Savana Kullës: Nuk e besoja kurrë se ish-partenri do ta vriste

Lapsi.al 23 October 2025
Flet nëna e Savana Kullës: Nuk e besoja kurrë se ish-partenri do

Mediat kanadeze po i bëjnë jehonë të madhe vrasjes së një shqiptareje, nënë e 4 fëmijëve nga ish-partneri i saj. Savannah Kulla, 29 vjeç, u qëllua dhe u vra nga ish-bashkëshorti në një parking.

Autori, 38-vjeçari Anthony Deschepper, më pas rrëmbeu vajzën e tyre 17-muajshe të cilën e la tek një i afërm në zonën e Niagarës. Deschepper u qëllua dhe u vra më vonë nga policia.

Një femër, e cila ishte me Deschepper në makinë në momentin e vrasjes së tij, u mor gjithashtu në paraburgim nga policia dhe po përballet me akuza.

Nëna e Kullës, Karen, i tha medias kandeze CityNews se nuk e besonte kurrë se diçka e tillë do t'i ndodhte vajzës së saj.

“[Ai ishte] aq i dashuruar me të, kjo është ajo që më lë pa mend. Si i çmendur i dashuruar me të... deri në atë pikë sa është i fiksuar,” - tha Karen, duke shtuar se Kulla kohët e fundit i kishte ndërprerë marrëdhëniet me partnerin. “Ajo më ka thënë kohët e fundit se duhet të largohej prej tij. Ajo shkonte ta takonte dhe i thoshte 'kjo ka mbaruar' dhe kjo është ajo që bëri në fundjavë” - tha Karen.

“Ajo ishte një person që kërkonte shumë. Ajo i donte ata katër fëmijë më shumë se çdo gjë tjetër.”

Nëna e Kullës konfirmoi se Savannah kishte një vajzë me Deschepper ndërsa 3 djemtë e tjerë janë me babanë e tyre, ish-partnerin e Savannah.

Një fushatë GoFundMe është krijuar nga shoqja e vjetër e Kullës, me fondet e mbledhura që shkojnë për “arsim, terapi dhe krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të dashur që nderon llojin e së ardhmes që Savanah dëshironte” për 4 fëmijët. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI