Flash

Behgjet Pacolli jep dorëheqjen nga AKR, partia që themeloi 19 vjet më parë

Lapsi.al 23 October 2025
Behgjet Pacolli jep dorëheqjen nga AKR, partia që themeloi 19 vjet

Në krye të Aleancës Kosova e re qëndroi plotë 19 vite. Por, Behxhet Pacolli nuk e arriti dekadën e dytë në partinë që vetë e themeloi në vitin 2006. Pasi që presidenti i AKR-së, dorëzoi dorëheqjen nga kreu i këtij subjekti politik para rreth dy muajve. Detaje për largimin e tij, ka dhënë për Tëvë1 ushtruesi i detyrës së kryetarit të AKR-së, Vesel Makolli.

“Dorëheqja është bërë para dy muajsh më faqen zyrtare është bërë publike para 1 muajsh. Dorëheqja ka qenë për arsyeje se ai fizikisht nuk ka pas mundësi me u marrë edhe me partinë, për arsyeje të obligimeve të mëdha që i ka.

Në kuvendin e fundit që e kemi mbajtur në vitin 2022 ai ka kërkuar të tërhiqet por ne i kemi bërë “presion”në aspektin pozitiv. Gjatë këtyre dy viteve të fundit, ai (Pacolli) ka mundur të merr pjesë vetëm dy herë në mbledhje për arsyeje se nuk ka qenë fizikisht në Kosovë”, ka thënë Makolli.

Përveç kësaj, Makolli thotë se Pacolli ka pasur edhe disa probleme shëndetësore.

“Obligimet e shumta që i ka, obligimet familjare, pastaj edhe me shëndet nuk ka qenë mirë, dhe krejt kjo është ajo që ky definitivisht ka dhënë dorëheqje”, është shprehur tutje Makolli.

Ushtruesi i detyrës theksoi se në bazë të legjislacionit në fuqi për partitë politike, së shpejti do të mbahen edhe zgjedhjet e brendshme.

“Në bazë të legjislacionit në fuqi për parti politike edhe në bazë të statutit tonë, duhet ti bëjmë zgjedhjet brenda partisë, brenda pesë ose gjashtë muajsh, jemi të obligueshëm. Dhe për këtë duhet të bëhen zgjedhjet, e kemi në program zgjedhjet brenda partisë”, ka theksuar Makolli.

Tëvë1 ka kontaktuar edhe ish-kryetarin Behgjet Pacollin për të marrë një qëndrim të tij, por gjatë ditës nuk ka qenë i qasshëm. /Marrë nga Tëvë1.info

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI