Flash

Skandali me biopsitë në QSUT/ Ogerta Manastirliu indiferente për pacientët me kancer

Lapsi.al 24 October 2025
Skandali me biopsitë në QSUT/ Ogerta Manastirliu indiferente për

Gazetari Osman Stafa ka publikuar një letër që mjeket e Shërbimit të Anatomi Patologjisë në QSUT i kishin dërguar ish Drejtorit të QSUT-së së kohës Enkel Jotit dhe Ministrit të Shëndetësisë së kohës Ogerta Manastirliut duke shprehur shqetësimin për vonesat e biopsive për pacientët e dyshuar me kancer.

“Ndër shumë deklarime, pretendimi se biopsitë që vijnë në laborator futen 4 javë me vonesë në proces, është dëshmia më e frikshme e pretenduar. Dhe kjo sipas tyre bëhej me urdhër të Shefes së Anatomi Patologjisë, Majlinda Ikonomi” shkruan Stafa, që ka denoncuar vazhdimisht skandalet tek Onkologjiku.

“Nëse ky pretendim është i vërtetë, kemi të bëjmë me veprime ç'njerëzore”, shkruan gazetari i cili ka bërë publike të dy letrat duke zbuluar edhe indiferencën që tregoi ish-ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu për pacientët e dyshuar me kancer.

"Nëse ky pretendim është i vërtetë, kemi të bëjmë me veprime ç'njerëzore, jo më krime, pasi vonesa e biopsive 1 muaj se kështu e ka kërkuar titullarja, dhe vonesa e proçesit të punës, prej gati 2 javësh, e çon vonesën e biopsisë në 1 muaj e gjys. A është e vërtetë kjo? A ka kryer QSUT ndonjë hetim?

Po Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka kryer ndonjë investigim të brendshëm për të kërkuar cila është e vërteta?" është pyetja që ngre gazetari.

Mesazhi i Osman Stafës

2019!

10 mjekë e specializantë të Shërbimit të Anatomi Patologjisë në QSUT, (vendi ku bëhen biopsitë) i kanë dërguar një ankesë Drejtorit të QSUT-së së kohës Enkel Jotit dhe Ministrit të Shëndetësisë së kohës Ogerta Manastirliut.

Ndër shumë deklarime, pretendimi se biopsitë që vijnë në laborator futen 4 javë me vonesë në proçes, është dëshmia më e frikshme e pretenduar. Dhe kjo sipas tyre bëhej me urdhër të Shefes së Anatomi Patologjisë, Majlinda Ikonomi.

Nëse ky pretendim është i vërtetë, kemi të bëjmë me veprime ç'njerëzore, jo më krime, pasi vonesa e biopsive 1 muaj se kështu e ka kërkuar titullarja, dhe vonesa e proçesit të punës, prej gati 2 javësh, e çon vonesën e biopsisë në 1 muaj e gjys. A është e vërtetë kjo?

A ka kryer QSUT ndonjë hetim?

Po Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka kryer ndonjë investigim të brendshëm për të kërkuar cila është e vërteta?

Po ish-ministrja Albana Koçiu, kreu ndonjë hetim?

Po ministrja aktuale, Evis Sala, do kryej ndonjë hetim?

A po gënjejnë 10 mjekët e specializantët e shërbimit, apo po thonë të vërtetën?

Ky pretendim i tyre nëse është i vërtetë, është e frikshme me çfarë janë përballur pacientët që prisnin të kuptonin, kishin kancer apo jo?

Dhe nëse po, kanë humbur kohë të vyet, në betejën e tyre për të mposhtur këtë sëmundje!

10 personat punonjës të atij shërbimi, që kanë firmosur këtë shkresë, mbajnë përgjegjësi për çfarë kanë deklaruar, dhe në një vend normal, ata duhet të thirren nga Prokuroria, për të dhënë dëshmitë e tyre. Këtu nuk kemi të bëjmë më me neglizhencë!

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI