Flash

U tha se kishte vdekur, reagon Brigitte Bardot

Lapsi.al 23 October 2025
U tha se kishte vdekur, reagon Brigitte Bardot

Brigitte Bardot ka vendosur të sqarojë publikisht gjithçka pas përhapjes së lajmeve të rreme për vdekjen e saj.

Në një postim në platformën X (ish-Twitter) të mërkurën, më 22 tetor, 91-vjeçarja shkroi në frëngjisht:

“Nuk e di kush është idioti që shpiku këtë ‘fake news’ për zhdukjen time, por dijeni që jam mirë dhe s’kam ndërmend të largohem ende nga skena. Fjalë për të mençurit.”

Deklarata e saj erdhi pasi influenceri 27-vjeçar Aqababe (emri i vërtetë Aniss Zitouni) kishte publikuar – e më pas fshirë – një postim ku pretendonte se Bardot kishte ndërruar jetë. Sipas tij, “arkivoli i saj ishte porositur në Saint-Paul-de-Jarrat, dhe Franca kishte humbur një ikonë të pavdekshme.”

Pas reagimit të Bardot, Aqababe qëndroi në deklaratën e tij fillestare, duke pretenduar se nuk është vetë aktorja ajo që menaxhon llogarinë e saj në X.

“E fshiva postimin për vdekjen e Brigitte Bardot. Nuk është ajo që menaxhon Twitter-in e saj. Do ta shihni kur AFP ta konfirmojë zyrtarisht,” shkroi ai.

Ndërkohë, gazetat franceze kanë raportuar se aktorja ishte shtruar në spital në Toulon për afro tre javë, pas një ndërhyrjeje kirurgjikale që lidhej me “një sëmundje serioze”.

Më 17 tetor, zyra e Bardot-s i tha agjencisë AFP, përmes Reuters, se operacioni kishte kaluar me sukses dhe se ajo po pushonte në shtëpi. Bardot gjithashtu falënderoi stafin dhe ekipin mjekësor të Spitalit Privat Saint-Jean në Toulon për kujdesin e treguar.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI