Flash

Jennifer Lopez pranon fundin e marrëdhënies me Ben Affleck

Lapsi.al 22 October 2025
Jennifer Lopez pranon fundin e marrëdhënies me Ben Affleck

Jennifer Lopez dhe ish-bashkëshorti i saj i katërt, Ben Affleck, nuk po planifikojnë të rikthehen bashkë pas ribashkimit të tyre në tapetin e kuq gjatë premierës në New York të filmit “Kiss of the Spider Woman” këtë muaj.

“S’ka asgjë midis tyre,” tha një burim për “Us Weekly” të martën. Një burim tjetër shtoi se Jennifer është në një gjendje shumë të mirë mendore. “Ajo ka pranuar që marrëdhënia me Ben-in ka mbaruar,” tha ai. “Akoma ka shumë dashuri mes tyre, por të dy kuptojnë që nuk duhet të jenë të martuar.”

Një burim i tretë tha për “Us Weekly” se këngëtarja 56-vjeçare është mirënjohëse për mësimet që ka nxjerrë nga martesa me aktorin e filmit “Gone Girl” dhe se nuk ka asnjë pendesë.

Gjithashtu, Jennifer nuk ruan shumë kontakt me Ben-in, por më shumë me fëmijët e tij – Violet (19), Seraphina (16) dhe Samuel (13) – për shkak të marrëdhënies së tyre të sinqertë, sipas një burimi tjetër.

Në javën e kaluar, Lopez iu përgjigj me një shprehje të hidhur ish-bashkëshortit të saj dhe të tjerëve, duke thënë se kurrë nuk është ndjerë “realisht e dashuruar.” Në intervistën me Howard Stern, ajo shpjegoi se  ata nuk kanë qenë në gjendje ta duan vërtet atë.

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u fejuan për herë të parë në nëntor 2002, por e anuluan martesën vetëm dy ditë para ceremonisë. Ata u ribashkuan në vitin 2021 dhe u fejuan përsëri një vit më vonë.

Lopez zbuloi në korrikun e vitit 2022 në newsletter-in e saj “On The JLo” se kishin thënë “Po” për herë të dytë, por dy vjet më pas ajo kërkoi divorcin.

Përveç Ben Affleck, Jennifer ka qenë e martuar edhe tre herë të tjera: me Ojani Noa (1997-1998), me Cris Judd (2001-2003) dhe me Marc Anthony (2004-2014). Ajo dhe Marc Anthony janë prindër të binjakëve 17-vjeçarë Emme dhe Max.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI