Flash

Khloé Kardashian shpërthen ndaj Kourtney: “Gjykon të tjerët!”

Lapsi.al 23 October 2025
Khloé Kardashian shpërthen ndaj Kourtney: “Gjykon të

Në episodin e parë të sezonit të 7-të të serialit “The Kardashians” në Hulu, Khloé Kardashian kritikoi hapur motrën e saj të madhe, Kourtney, pas komenteve që ajo bëri për stilin e veshjes së motrave të saj.

Kourtney, 46 vjeçe, gjatë një bisede me nënën e saj Kris Jenner, u ankua se nuk dëshiron më të vishet me “korse dhe taka të larta” pasi kishte pasur disa prova veshjesh që e kishin lodhur.

“Çfarë humbje kohe dhe energjie! Stili im tani është më i thjeshtë, më natyral. Ndihem më mirë kur jam rehat dhe pa u munduar shumë,”  tha ajo.

Por, në atë moment, Khloé dhe Kim,  që ishin aty pranë, nuk e morën aspak mirë këtë koment, pasi vetë ato ishin veshur pikërisht me fustane dhe taka.

“Pra, s’do veshësh më kurrë fustane e taka? Po neve që i veshim, po na gjykon?” – e pyeti Khloé me ton të lartë.

Edhe pse Kourtney mohoi se po “gjykonte” motrat e saj, Khloé nuk u përmbajt:

“Kourtney nuk ka më asgjë të mirë për të thënë këto ditë. Thotë se s’do të gjykohet, por e vetmja gjë që bën është të gjykojë të tjerët,” tha ajo, duke shtuar se komentet e saj ishin “tpasive-agresive”.

Kim Kardashian gjithashtu mbajti anën e Khloé-s, duke shtuar:

“Unë kurrë s’do heq dorë nga jeta kaq shpejt si ajo. Është gjithë pasivitet për mua.”

Nga ana tjetër, Kourtney u mbrojt duke thënë  se ajo nuk po i kritikonte, por thjesht po fliste për ndryshimin e saj personal.

Megjithatë, ajo sërish nuk i kurseu thumbat – kur Kim kërkoi të mbante në krah djalin e vogël të Kourtney-t, Rocky, ajo e pyeti me ironi: “A do të mundesh, me ato taka?”

Kjo nuk është hera e parë që Kourtney përplaset me familjen. Në sezonin e katërt të serialit, Kim zbuloi se motrat kishin krijuar një grup chat pa Kourtney-n, të quajtur “Not Kourtney” (jo Kourtney).

Në atë kohë, Kim u shpreh e shqetësuar për ndryshimin e Kourtney-t pas martesës me Travis Barker, duke thënë:

“Je bërë njeri tjetër. Ne të gjithë flasim për këtë. Jemi të hutuar.”

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI