Flash

Victoria Beckham rrëfen betejën me çrregullimin e të ngrënit

Lapsi.al 23 October 2025
Victoria Beckham rrëfen betejën me çrregullimin e të

Në një rrëfim të sinqertë në podcast-in “Call Her Daddy”, Victoria Beckham, foli hapur për përvojën e saj me çrregullimin ushqimor dhe mënyrën se si partneri i saj e ndihmoi të transformonte marrëdhënien me trupin.

“Kam pasur vështirësi me peshën që kur isha shumë e re,” – tregoi Victoria. “Në atë kohë nuk dinim aq shumë për ushqimin sa dimë sot.

Në vitet ’90, të gjithë ishin të fiksuar pas ushqimeve ‘pa yndyrë’, dhe unë isha tmerrësisht e frikësuar të haja ndonjë yndyrë. Thjesht isha e terrorizuar.”

Këngëtarja kujtoi se si komentet për peshën e saj gjatë periudhës me Spice Girls e ndikonin thellësisht:

“Një moment isha ‘Porky Posh’, tjetrin ‘Skinny Posh’. Kjo të çorodit. Nuk e dija çfarë shihja kur shikoja veten në pasqyrë. Ishte rraskapitëse.”

Një nga episodet më të rënda, sipas saj, ndodhi disa muaj pas lindjes së djalit të saj të madh, Brooklyn Beckham, në vitin 1999, kur ajo u peshua drejtpërdrejt në televizion, në emisionin britanik TFI Friday.

“Isha shumë e vetëdijshme për trupin tim. Ishte poshtëruese. David ishte në publik dhe dukej i tmerruar. Por atëherë, këto gjëra konsideroheshin normale,” – kujtoi ajo.

Beckham tha se për vite me radhë e mbajti luftën e saj të brendshme të fshehtë:

“Nuk i tregova askujt. Asnjëherë. Thjesht isha shumë e frikësuar për të folur.”

Por mbështetja e David Beckham ka qenë thelbësore në rikuperimin e saj.

“David gjithmonë ka ditur që jam shumë e disiplinuar në mënyrën si ushqehem. Ai ishte personi që më ndihmoi të ndryshoj qasjen ndaj stërvitjes.

Më parë bëja vetëm kardio. Ai më inkurajoi të filloja me stërvitjen me pesha. Tani stërvitemi bashkë. Ai ka qenë gjithmonë shumë mbështetës.”

Sot, Victoria Beckham thotë se ka arritur më në fund një ekuilibër të shëndetshëm:

“E kam kthyer një obsesion të pashëndetshëm në një mënyrë jetese të shëndetshme.

Tani kuptoj që gjithçka është çështje balance — të jesh i shëndetshëm, aktiv dhe i vetëdijshëm për trupin tënd.”

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI