Flash

Çfarë ndodh me motin sot

Ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Vranësira të pakta dhe kalimtare pri...

09:49

Ashton Kutcher: Pamja ime më ka kushtuar role në Hollywood

Lapsi.al 19 October 2025
Ashton Kutcher: Pamja ime më ka kushtuar role në Hollywood

Aktori i njohur Ashton Kutcher ka rrëfyer se pamja e tij fizike shpesh ka qenë pengesë për të marrë role më të thella dhe të vështira në Hollywood.

47-vjeçari foli hapur gjatë një paneli në New York Comic Con 2025, në promovimin e serialit të ri nga FX, “The Beauty”. Paneli u moderua nga krijuesi i serialit, Ryan Murphy, dhe morën pjesë edhe emra të tjerë si Evan Peters, Jeremy Pope, Rebecca Hall dhe Anthony Ramos.

“Çdo rol që merr, një pjesë e madhe varet nga pamja jote. Ka role që i kam marrë për shkak të pamjes sime, por ka edhe role që i kam humbur për të njëjtën arsye,” tha Kutcher. Ai shtoi se ndonjëherë kjo është frustruese, sidomos kur nuk je i besueshëm për rolet më të errëta ose më realiste, sepse dukesh “shumë i rregullt”.

Në serialin e ri, Kutcher luan një personazh shumë kompleks, dhe siç tha vetë, “gati çdo njëri nga ne luan një rol ku përfaqëson ose sfidon pjesë të vetes që zakonisht i fshehim nga bota”. Aktori zbuloi se kjo është një nga eksperiencat më të kënaqshme të karrierës së tij.

Seriali “The Beauty”, i krijuar nga Ryan Murphy dhe Matthew Hodgson, bazohet në një seri komikësh me të njëjtin emër. Ngjarja ndjek dy partnerë hetues, Drew Foster dhe Kara Vaughn, që hetojnë një infeksion të çuditshëm seksual (STD) që shkakton ndryshime estetike në pamjen e njerëzve, por në fund rezulton vdekjeprurës. Seriali do të shfaqet në Hulu në vitin 2026, dhe Kutcher do të jetë edhe producent ekzekutiv.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI