Flash

Çfarë ndodh me motin sot

Ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Vranësira të pakta dhe kalimtare pri...

09:49

Al Pacino: “Diane Keaton ishte dashuria e jetës sime”

Lapsi.al 17 October 2025
Al Pacino: “Diane Keaton ishte dashuria e jetës sime”

Al Pacino ka shkruar një letër prekëse për partneren e tij në ekran dhe në jetën reale, Diane Keaton, pasi familja e saj njoftoi se ajo ndërroi jetë më 11 tetor si pasojë e pneumonisë, në moshën 79-vjeçare.

Pacino, 85 vjeç, u shpreh i tronditur nga humbja dhe rrëfeu se Keaton kishte pasur një ndikim të madh në jetën e tij.

“Kur dëgjova lajmin, u trondita. Isha thellësisht i pikëlluar,” shkroi aktori në një ese të publikuar nga Deadline. “Diane ishte partnerja ime, shoqja ime, dikush që më solli lumturi dhe që në më shumë se një rast ndikoi në drejtimin e jetës sime.”

Dyshja ikonike luajtën bashkë në trilogjinë legjendare “The Godfather”, ku interpretuan çiftin Michael Corleone dhe Kay Adams. Jashtë ekranit, ata patën një lidhje dashurie që zgjati me ndërprerje për gati 20 vite – nga viti 1974 deri në 1990, kur Keaton i kërkoi të martoheshin, por Pacino refuzoi.

“Edhe pse kanë kaluar mbi tridhjetë vite që nuk jemi më bashkë, kujtimet mbeten të gjalla, dhe me ndarjen e saj nga jeta, ato janë rikthyer me një forcë që është njëkohësisht e dhimbshme dhe prekëse,” shkruan ai.

Aktori i njohur nga “Scent of a Woman” vlerësoi energjinë unike të Keaton dhe ndikimin e saj në botën e filmit.

“Njerëzit do ta ndjejnë mungesën e saj, por më shumë se kaq – ata do ta kujtojnë gjithmonë. Ajo la një gjurmë që nuk mund të fshihet. Ishte e papërmbajtshme, e fortë dhe mbi të gjitha – thellësisht njerëzore.”

“Do ta kujtoj gjithmonë. Ajo mund të fluturonte — dhe në zemrën time, do të fluturojë gjithmonë,” përfundoi Pacino.

Sipas burimeve pranë aktorit, pas ndarjes së tyre, Pacino shpesh ka shprehur keqardhje që nuk u martua me Diane Keaton.

“E ka pranuar se Diane ishte dashuria e jetës së tij,” tha një mik i aktorit për Daily Mail. “Për vite me radhë, ai thoshte: ‘Nëse është e shkruar të ndodhë, nuk është kurrë vonë për një shans të dytë’. Por tani, është vërtet vonë.”

Pavarësisht ndarjes, dy aktorët mbetën miq të mirë dhe e kanë mbështetur njëri-tjetrin gjatë viteve. Në vitin 2017, Pacino bëri një paraqitje të rrallë publike për të nderuar Keaton në ceremoninë e AFI Life Achievement Award.

“Ti je një artiste, Di,” i tha ai në fjalimin e tij. “Je një artiste e madhe. … Të dua, përjetësisht.”

 

Të këshilluara

Zbulohet shkaku i vdekjes së Diane Keaton

Diane Keaton, ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare për shkak të pneumonisë. Lajmi është konfirmuar nga familja e saj për revistën People, të mërkurën, më 16 te...

17:01

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI