Flash

Çfarë ndodh me motin sot

Ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Vranësira të pakta dhe kalimtare pri...

09:49

Justin Baldoni prish miqësinë e Taylor Swift dhe Blake Lively?

Lapsi.al 17 October 2025
Justin Baldoni prish miqësinë e Taylor Swift dhe Blake Lively?

Pavarësisht zërave që qarkullojnë në rrjet se Blake Lively dhe Taylor Swift kanë pasur një ribashkim “të qetë”, burime për Page Six e mohojnë këtë.

“Dyshja nuk kanë pasur asnjë kontakt,” tha një burim për mediat, duke theksuar se ish-mikeshat nuk kanë komunikuar që nga dimri, kur shpërtheu skandali ligjor mes Lively dhe regjisorit Justin Baldoni.

Një tjetër burim e konfirmoi mungesën e kontaktit, por nuk specifikoi kohën e saktë të shkëputjes së marrëdhënies mes tyre.

Miqësia e gjatë mes aktores së “Gossip Girl” dhe këngëtares së njohur mori fund pas nisjes së një padie nga Lively ndaj Baldoni në dhjetor 2024, ku ajo e akuzonte për ngacmim seksual, shkelje kontrate dhe hakmarrje.

Në janar 2025, Baldoni iu kundërpërgjigj me një padi prej 400 milionë dollarësh, ku e akuzonte Lively-n për shantazh dhe shpifje. Në dokumentet ligjore, ai pretendonte se Lively kishte përdorur në mënyrë të qëllimshme miqësinë e saj me Taylor Swift për t’i bërë presion.

Në një nga mesazhet e zbuluara, Lively referohej për bashkëshortin  Ryan Reynolds dhe për Taylor Swift si “dragonjtë” e saj – një sinjal i qartë, sipas padisë, se Baldoni po përballej jo vetëm me Lively, por edhe me dy nga figurat më të fuqishme dhe me ndikim në botën e showbiz-it.

Në një deklaratë të mëparshme për Page Six, një burim i afërt me këngëtaren tha se Taylor ndihej e përdorur nga situata:

“Taylor dëshironte që Blake të mos e përfshinte fare në këtë çështje. Ajo vlerëson miqësitë e sinqerta, por ndihet e tradhtuar nga mënyra si u përdor emri i saj.”

Një tjetër burim shtoi në gusht se Swift është ende e zemëruar me Lively-n:

“Ajo nuk mund ta besojë që Blake do të përdorte emrin dhe lidhjet e saj për avantazh personal.”

Të këshilluara

Zbulohet shkaku i vdekjes së Diane Keaton

Diane Keaton, ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare për shkak të pneumonisë. Lajmi është konfirmuar nga familja e saj për revistën People, të mërkurën, më 16 te...

17:01

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI