Flash

Çfarë ndodh me motin sot

Ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Vranësira të pakta dhe kalimtare pri...

09:49

Eminem i lidhur me një stiliste me origjinë shqiptare?

Lapsi.al 17 October 2025
Eminem i lidhur me një stiliste me origjinë shqiptare?

Eminem, duket se ka ndezur thashetheme për një lidhje të re romantike me stilisten  e tij prej vitesh, Katrina Malota. Sipas burimeve për TMZ, marrëdhënia mes tyre ka kaluar në një tjetër nivel, duke u kthyer në një lidhje dashurie – megjithëse nuk dihet saktësisht se kur ka nisur kjo romancë.

Malota, e cila ka qenë pjesë e projekteve të shumta të reperit 52-vjeçar, përfshirë xhirimet e videove muzikore, është një emër i njohur në industrinë e bukurisë në Michigan. Ajo ka punuar gjithashtu me emra të mëdhenj si Snoop Dogg, Robin Thicke dhe 50 Cent.

Marshall Bruce Mathers III, i njohur botërisht si Eminem, është mjaft i rezervuar kur bëhet fjalë për jetën e tij romantike. Lidhja e tij më e përfolur ka qenë ajo me ish-bashkëshorten Kim Scott, me të cilën u martua dhe u divorcua dy herë – fillimisht në fund të viteve '90 dhe më pas për një periudhë të shkurtër në 2006.

Ata janë prindër të tre fëmijëve: Hailie Jade (29 vjeç), Alaina Marie (32) dhe Stevie Laine (23). Alaina është bija e motrës së Kim-it, të cilën Eminem e adoptoi për shkak të problemeve të saj me varësinë. Edhe Stevie u adoptua nga reperi pas ndarjes së Kim me ish-partnerin e saj.

Në të kaluarën, Eminem është lidhur me emra si Mariah Carey – lidhje që ajo e ka mohuar – si dhe me reperen Nicki Minaj, për të cilën thashethemet nisën në vitin 2018.

Në një intervistë për Vulture në vitin 2017, ai pranoi se takimet pas divorcit ishin të vështira dhe se përpiqej të njihte njerëz në vende si klubet e striptizit ose përmes aplikacioneve si Tinder, por asgjë nuk kishte funksionuar për ta bërë publike.

Të këshilluara

Zbulohet shkaku i vdekjes së Diane Keaton

Diane Keaton, ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare për shkak të pneumonisë. Lajmi është konfirmuar nga familja e saj për revistën People, të mërkurën, më 16 te...

17:01

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI