Flash

Çfarë ndodh me motin sot

Ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Vranësira të pakta dhe kalimtare pri...

09:49

Motra e Britney Spears shpërthen ndaj saj: “E paaftë”

Lapsi.al 17 October 2025
Motra e Britney Spears shpërthen ndaj saj: “E paaftë”

Jamie Lynn Spears ka kritikuar ashpër motrën e saj më të madhe, Britney Spears, për mënyrën e saj të prindërimit dhe ka falënderuar Kevin Federline dhe bashkëshorten e tij, Victoria Prince, për kujdesin ndaj dy djemve që Britney ka me Federline.

Sipas kujtimeve të reja të Federline, të titulluara “You Thought You Knew” dhe që pritet të dalin më 21 tetor, Jamie Lynn  ika dërguar disa mesazhe bashkëshortes së Federline, në të cilat shprehet e shqetësuar për situatën me Britney dhe fëmijët e saj.

“Më vjen të qaj kur shoh këtë situatë, sepse më vjen shumë keq për ata djem,” thuhet në një nga mesazhet e Jamie Lynn, sipas një fragmenti të publikuar nga Us Weekly. “Jam motra e saj më e vogël me 10 vite diferencë dhe nuk mund ta imagjinoj çfarë duhet të ndjejnë fëmijët e saj.”

Aktorja e njohur nga “Zoey 101” e përshkroi Britney-n si “të paaftë për të marrë përgjegjësi” dhe shprehu zhgënjimin për mungesën e vetëdijes së saj për realitetin përreth.

Në një tjetër mesazh, Jamie Lynn falënderoi çiftin Federline-Prince për edukimin e djemve:

“Jam kaq mirënjohëse që djemtë janë rritur nga ju – janë mirëedukuar, mirënjohës dhe të sjellshëm,” shkroi ajo. “Ju keni bërë një punë të jashtëzakonshme në një situatë kaq të vështirë që vetëm kush e ka përjetuar mund ta kuptojë.”

Ajo gjithashtu shprehu bindjen se Britney “kurrë nuk i ka falënderuar” Federline dhe gruan e tij për kujdesin ndaj fëmijëve.

Britney, nga ana e saj, reagoi në rrjetet sociale, duke akuzuar ish-bashkëshortin për “gaslighting” dhe manipulim.

“Manipulimi i vazhdueshëm nga ish-burri është tepër i dhimbshëm dhe rraskapitës,”shkroi ajo në X (ish-Twitter). “Kam qarë e jam lutur për një jetë me djemtë e mi.”

Ajo tha gjithashtu se një nga djemtë e kishte parë vetëm për “45 minuta në një vit” dhe tjetri “vetëm katër herë në pesë vite.”

 

Të këshilluara

Zbulohet shkaku i vdekjes së Diane Keaton

Diane Keaton, ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare për shkak të pneumonisë. Lajmi është konfirmuar nga familja e saj për revistën People, të mërkurën, më 16 te...

17:01

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI