Flash

Inflacioni në Eurozonë rritet në nivelin më të lartë të tre viteve

Inflacioni në Eurozonë u rrit më shumë se sa pritej në shtator dhe ka të ngjarë të rritet më tej në muajt e ardhshëm, për shkak të kostove të larta të energjisë, duke mbajtur presion mbi Bankën Qendrore Europiane që të rrisë edhe më tej normat e interesit. Inflacioni në 21 vendet që përdorin monedhën […]

15:57

Jimmy Kimmel rikthehet në ekran pas pezullimit

Lapsi.al 24 September 2025
Jimmy Kimmel rikthehet në ekran pas pezullimit

Jimmy Kimmel u rikthye mbrëmë në skenën e “Jimmy Kimmel Live!” pas një pezullimi pothuajse njëjavor nga ABC, i shkaktuar nga komentet e tij për vrasjen e aktivistit të njohur konservator, Charlie Kirk.

Në monologun hapës, moderatori u shfaq i përlotur dhe theksoi se nuk kishte asnjë qëllim të bënte humor me një ngjarje tragjike.

“Si njeri, dua të jem i qartë: nuk kam dashur kurrë të bëj shaka me vrasjen e një të riu,” tha Kimmel me zërin që i dridhej.

Ai shtoi se postimi i tij në Instagram në ditën e ngjarjes kishte qenë thjesht një thirrje për dashuri dhe mëshirë ndaj familjes së Kirk:

“Ende sot e mendoj po njësoj. Nuk ishte synimi im të fajësoja një grup të caktuar për veprimet e një individi të sëmurë mendërisht.”

Pezullimi i programit erdhi më 17 shtator, pasi ABC deklaroi se disa komente të Kimmel-it ishin “të papërshtatshme në një moment të ndjeshëm për vendin”.

Dy rrjete të fuqishme televizive, Nexstar Media Group dhe Sinclair Broadcast Group, refuzuan madje të transmetojnë rikthimin e emisionit.

Çështja mori edhe përmasa politike. Komisioneri i FCC-së, Brendan Carr, sinjalizoi një hetim mbi deklaratat e Kimmel-it, duke i cilësuar ato si “sjellje të papranueshme”. Ndërkohë, ish-presidenti Donald Trump reagoi në Truth Social duke e përshëndetur pezullimin e tij dhe e quajti “lajm të madh për Amerikën”.

Burime të afërta me produksionin thanë se Kimmel ishte “i tërbuar” dhe po shqyrton mënyra për të dalë nga kontrata me ABC.

Ndërsa një grup yjesh të Hollywood-it, përfshirë Ben Affleck dhe Jennifer Aniston, publikuan një letër në mbështetje të tij, duke e cilësuar pezullimin si “një moment të errët për lirinë e fjalës”.

Sipas raportimeve, Sinclair i vendosi kushte të rënda për rikthimin e tij, përfshirë një falje publike drejtuar familjes së Kirk, si dhe një donacion për Turning Point USA, organizata e themeluar nga aktivisti i ndjerë.

 

Të këshilluara

Tom Holland dërgohet me urgjencë në spital

Tom Holland u dërgua me urgjencë në spital pasi pësoi një dëmtim të rëndë gjatë xhirimeve të Spider-Man: Brand New Day. Të premten, më 19 shtator, aktori bri...

14:57

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI