Flash

Inflacioni në Eurozonë rritet në nivelin më të lartë të tre viteve

Inflacioni në Eurozonë u rrit më shumë se sa pritej në shtator dhe ka të ngjarë të rritet më tej në muajt e ardhshëm, për shkak të kostove të larta të energjisë, duke mbajtur presion mbi Bankën Qendrore Europiane që të rrisë edhe më tej normat e interesit. Inflacioni në 21 vendet që përdorin monedhën […]

15:57

A$AP Rocky dhe Rihanna janë martuar? Reagon reperi

Lapsi.al 23 September 2025
A$AP Rocky dhe Rihanna janë martuar? Reagon reperi

Reperi i njohur, A$AP Rocky ka reaguar ndaj aludimeve se ai dhe Rihanna janë martuar, në një intervistë të re për revistën Elle.

Kur u pyet nëse mezi pret të martohet, ai u përgjigj: “Nga e di ti që nuk jam martuar?” Më pas qeshi dhe shtoi: “Nuk do ta konfirmoj.”

Në të njëjtën intervistë, Rocky foli për mënyrën se si ai dhe Rihannai mbajnë punën dhe jetën personale të ndara.

“Kur kthehesh në shtëpi, është për familjen, për marrëdhënien, për shtëpinë tënde. Nuk është për gjëra të tjera,”tha ai.

A$AP Rocky dhe Rihanna janë prindër të dy djemve, RZA, 3 vjeç, dhe Riot, 2 vjeç, dhe janë duke pritur fëmijën e tyre të tretë. Reperi tregoi për Elle se shpreson që të jetë vajzë.

“Shpresoj që të jetë vajzë. Me të vërtetë. Lutemi për një vajzë,” tha ai. “Herën e parë e dëshironim të dinim gjininë, herën e dytë jo, e tani herën e tretë nuk duam ta dimë deri në momentin e lindjes.”

Reperi shtoi: “Kam një ndjesi që do të jetë vajzë. Kjo shtatzëni është krejt ndryshe nga dy të parat. E ndjen në përvojë. Më duhet një vajzë.”

Lidhja mes A$AP Rocky dhe Rihanna u konfirmua në nëntor 2020, pasi muaj më parë qarkulluan thashetheme për romancën e tyre. Në dhjetor të atij viti, ata kaluan së bashku sezonin e festave në Barbados, vendlindjen e Rihanna-s.

Të këshilluara

Tom Holland dërgohet me urgjencë në spital

Tom Holland u dërgua me urgjencë në spital pasi pësoi një dëmtim të rëndë gjatë xhirimeve të Spider-Man: Brand New Day. Të premten, më 19 shtator, aktori bri...

14:57

Cardi B reagon ndaj padisë së Stefon Diggs

Cardi B, e cila është në pritje të një fëmije me  Stefon Diggs, ka dhënë një deklaratë pasi një grua ka deklaruar se ai është babai i fëmijë së saj. Në një t...

17:11

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI