Flash

Inflacioni në Eurozonë rritet në nivelin më të lartë të tre viteve

Inflacioni në Eurozonë u rrit më shumë se sa pritej në shtator dhe ka të ngjarë të rritet më tej në muajt e ardhshëm, për shkak të kostove të larta të energjisë, duke mbajtur presion mbi Bankën Qendrore Europiane që të rrisë edhe më tej normat e interesit. Inflacioni në 21 vendet që përdorin monedhën […]

15:57

Reese Witherspoon rrëfen përvojën me një marrëdhënie abuzive

Lapsi.al 22 September 2025
Reese Witherspoon rrëfen përvojën me një

, Reese Witherspoon, ka treguar hapur për një periudhë të vështirë të jetës së saj, kur ishte e përfshirë në një marrëdhënie abuzive në moshë të re.

Në një intervistë të publikuar më 20 shtator në podcastin The Interview nga The New York Times, ajo rrëfeu për pasojat emocionale që përjetoi, si dhe procesin e gjatë të shërimit dhe rindërtimit personal.

“Isha shumë e mirë në të qenit profesioniste, në të shfaqurit dhe bërjen e gjërave siç duhej,” tha Witherspoon. “Por emocionalisht nuk isha e pjekur. Futesh në marrëdhënie që nuk janë të shëndetshme për ty, dhe ndonjëherë as nuk i vëren dinamikat që po ndodhin.”

Aktorja, tashmë 49 vjeçe, tregoi se pavarësisht se kishte arritur të dilte nga marrëdhënia abuzive, pasojat kishin lënë gjurmë të thella në vetëvlerësimin e saj.

"Duhej të riprogramoja mendjen time," tha ajo. "Shpirti im ishte i lënduar, sepse fillova të besoj të gjitha ato gjëra të tmerrshme që ai person thoshte për mua. Më duhej kohë për të rindërtuar veten."

Reese, e cila ka dy fëmijë me ish-bashkëshortin Ryan Phillippe – Ava (26) dhe Deacon (21) – si dhe një djalë, Tennessee (13), me ish-bashkëshortin Jim Toth, tregoi se vitet e fundit ka qenë e përqendruar tek vetja dhe shërimi emocional, edhe pse kjo ka ndodhur nën vëzhgimin e vazhdueshëm të publikut.

“Ka qenë një rrugë e gjatë për të arritur të jem gruaja që jam sot,” tha ajo në bisedë me gazetaren Lulu Garcia-Navarro. “Është shumë e vështirë të jesh figurë publike.”

Ajo gjithashtu ndau vështirësitë që sjell mungesa e privatësisë në jetën publike:

“Kam shumë dhembshuri për ata që jetojnë jetë publike dhe përpiqen të ruajnë privatësinë. Është pothuajse e pamundur në këtë kohë, kur njerëzit të fotografojnë si të ishe kafshë në kopsht zoologjik, në vend që të të shohin si njeri – një nënë që është me fëmijët apo thjesht në një moment privat.”

Rrëfimi i saj prekës ka ngjallur reagime të shumta, duke nxitur biseda të reja mbi dhunën në marrëdhënie dhe rëndësinë e shërimit emocional.

Të këshilluara

Tom Holland dërgohet me urgjencë në spital

Tom Holland u dërgua me urgjencë në spital pasi pësoi një dëmtim të rëndë gjatë xhirimeve të Spider-Man: Brand New Day. Të premten, më 19 shtator, aktori bri...

14:57

Cardi B reagon ndaj padisë së Stefon Diggs

Cardi B, e cila është në pritje të një fëmije me  Stefon Diggs, ka dhënë një deklaratë pasi një grua ka deklaruar se ai është babai i fëmijë së saj. Në një t...

17:11

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI