Flash

“Am I The Drama?” – rikthimi i shumëpritur i Cardi B

Lapsi.al 21 September 2025
“Am I The Drama?” – rikthimi i shumëpritur i Cardi B

Reperja amerikane Cardi B ka publikuar albumin e saj të ri me titull “Am I The Drama?”, i cili vjen pas shtatë vitesh nga debutimi i saj i suksesshëm me “Invasion of Privacy” në vitin 2018.

Ky album i dytë përmban 23 këngë dhe pasqyron në mënyrë të hapur jetën personale dhe profesionale të reperes, përfshirë divorcit e saj të bujshëm nga reperi Offset dhe grindjet e saj publike me reperen Bia.

Në tekstet e këngëve, Cardi B trajton ndarjen nga Offset, duke folur për tradhtinë e tij dhe reflektuar mbi gabimet e saj gjatë martesës. Në një nga vargjet e albumit ajo thotë:

"Herën e fundit që gabove, të thashë që mori fund / Gabove përsëri, të prita, u tregova budallaqe / Duhet të isha larguar, por në vend të kësaj të dhashë një djalë."

Ajo gjithashtu përmend tradhtinë e tij të dyshuar, duke thënë se ajo "mund të kishte tradhtuar gjithashtu". Por reperja reflekton edhe për rolin e saj në përfundimin e marrëdhënies: "Si grua duhet ta kisha kuptuar kur ti ishe i lënduar / Por në vend të kësaj, vura muzikën time para gjithçkaje."

Albumi është pritur me entuziazëm nga kritikët. Rolling Stone e ka përshkruar atë si një “rikthim madhështor për një mbretëreshë që kurrë nuk la fronin”, ndërsa kritikë të tjerë si Rob Sheffield kanë vlerësuar energjinë dhe sinqeritetin e albumit, duke i dhënë 4.5 yje.

Nga ana tjetër, disa kritikë kanë shprehur shqetësime për gjatësi të albumit. The Times dhe Guardian kanë vënë në dukje se 23 këngë dhe 70 minuta muzikë janë një kohë e gjatë, dhe disa pjesë të albumit duken të tepruara ose të përsëritura.

Cardi B, e cila u bë e njohur në vitin 2015 nga emisioni i VH1 Love & Hip Hop: New York, ka vazhduar që nga atëherë të jetë një nga figurat më të spikatura të skenës së rap-it amerikan. Ajo ka tre fëmijë dhe sapo ka bërë të ditur se është shtatzënë me fëmijën e katërt.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI