Flash

Halsey zbulon arsyen pse nuk po publikon muzikë të re

Lapsi.al 19 September 2025
Halsey zbulon arsyen pse nuk po publikon muzikë të re

Halsey ka treguar hapur arsyen pse nuk ka publikuar projekte të reja muzikore, duke zbuluar se nuk është një zgjedhje e saj, por një kufizim i vendosur nga industria.

“Nuk mund të bëj një album tani,” tha ajo gjatë një interviste me Zane Lowe për Apple Music më 18 shtator. “Nuk më lejojnë. Ky është realiteti.”

Artistja 30-vjeçare shpjegoi se albumi i saj i fundit, The Great Impersonator, nuk arriti pritshmëritë e shtëpisë diskografike, edhe pse pati një debutim të fortë, duke u renditur në vendin e dytë në Billboard 200 pas publikimit më 25 tetor 2024.

“Albumi shiti 100 mijë kopje që në javën e parë,” tha Halsey. “Kjo është shumë, veçanërisht për një artiste që nuk ka pasur një hit të madh prej kohësh. Por ata duan shifra si ato të albumit Manic.”

Pavarësisht se turneu i saj My Last Trick ishte më i suksesshmi në karrierë, Halsey theksoi se pritshmëritë për të nuk janë të njëjta si për artistët e tjerë:

“Në një epokë ku nuk shesim më muzikë fizike, 100 mijë kopje janë sukses për shumicën. Por për mua konsiderohet dështim, sepse po krahasohem me të kaluarën time si yll i pop-it – dhe nuk jam më ajo.”

Halsey aktualisht është nën kontratë me Columbia Records, pas ndarjes nga Capitol Records në vitin 2023, me të cilët kishte publikuar katër albumet e para, përfshirë debutimin Badlands në 2015 dhe hitin Manic me këngën “Without Me”.

Megjithatë, artistja mbetet mirënjohëse për fansat e saj:

“I dua dhe i falënderoj pa masë, sepse janë arsyeja e vetme që unë mund të krijoj ende. Ata më mbështesin edhe kur bëj një album konceptual eksperimental për vdekjen.”

Të këshilluara

Spice Girls drejt rikthimit? Reagon Mel B

Mel B, e njohur si “Scary Spice”, ka dhënë shpresa për një ribashkim të mundshëm të Spice Girls, në prag të 30-vjetorit të daljes së albumit të tyre debutues, “...

17:33

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI