Flash

Tim Burton dhe Monica Bellucci ndahen pas gati tre vitesh lidhje

Lapsi.al 19 September 2025
Tim Burton dhe Monica Bellucci ndahen pas gati tre vitesh lidhje

Tim Burton dhe aktorja italiane Monica Bellucci janë ndarë pas afro tre vitesh lidhjeje.

Çifti konfirmoi ndarjen përmes një deklarate për revistën Elle France, ku theksojnë se ndarja ka ardhur me respekt dhe kujdes të ndërsjellë.

“Me shumë respekt dhe kujdes të thellë për njëri-tjetrin, Monica Bellucci dhe Tim Burton kanë vendosur të ndahen,” thuhej në deklaratë.

Burton (67) dhe Bellucci (60) nisën të përfliteshin për një romancë në shkurt të vitit 2023, kur u panë duke shkëmbyer një puthje gjatë një shëtitjeje në Ditën e Shën Valentinit në Santa Monica, Kaliforni. Lidhja u konfirmua zyrtarisht nga Bellucci në qershor 2023 në një intervistë për Elle France.

“Jam e lumtur që e kam njohur këtë njeri. Është një nga ato takime që ndodhin rrallë në jetë... E njoh si njeri, e dua, dhe tani do ta njoh edhe si regjisor,” ishte shprehur Bellucci në atë kohë.

Gjatë kohës së lidhjes, dyshja bashkëpunuan për herë të parë në filmin “Beetlejuice Beetlejuice”, i publikuar në vitin 2024. Ishte gjithashtu projekti i tyre i vetëm profesional së bashku.

Dalja e fundit publike e çiftit ndodhi më 14 qershor 2025, në Festivalin e Filmit në Taormina, ku Burton i dha një puthje në faqe Belluccit përpara kamerave.

Edhe pse kanë qenë miq prej më shumë se 15 vitesh, lidhja romantike thuhet se nisi pas Festivalit të Filmit Lumière në Lyon, në tetor të vitit 2022.

Burton më parë ka qenë në një lidhje afatgjatë me aktoren britanike Helena Bonham Carter nga viti 2001 deri në 2014. Ata kanë dy fëmijë së bashku: Billy (21) dhe Nell (17). Çifti u njoh në xhirimet e “Planet of the Apes” dhe bashkëpunuan në disa filma të suksesshëm si “Alice in Wonderland”, “Charlie and the Chocolate Factory” dhe “Sweeney Todd.”

Bellucci ka qenë më parë në një lidhje me artistin Nicolas Lefebvre deri në vitin 2019. Ajo gjithashtu ishte e martuar me aktorin Vincent Cassel nga viti 1999 deri në 2013, me të cilin ka dy vajza: Deva (21) dhe Léonie (15).

Të këshilluara

Spice Girls drejt rikthimit? Reagon Mel B

Mel B, e njohur si “Scary Spice”, ka dhënë shpresa për një ribashkim të mundshëm të Spice Girls, në prag të 30-vjetorit të daljes së albumit të tyre debutues, “...

17:33

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI