Flash

Amanda Seyfried përballet me kritika pas komentit për Charlie Kirk

Lapsi.al 17 September 2025
Amanda Seyfried përballet me kritika pas komentit për Charlie Kirk

Aktorja Amanda Seyfried  po përballet me valë reagimesh të ashpra pas deklaratave të saj në rrjetet sociale lidhur me vrasjen e konservatorit dhe aktivistit politik Charlie Kirk.

Në një postim në Instagram të dielën, Seyfried u shpreh se  Kirk “ishte i mbushur me urretje”, duke iu përgjigjur një postimi që nxirrte në pah deklaratat e tij kontroverse për abortin, emigracionin, komunitetin e njerëzve me ngjyrë dhe tema të tjera.

Në Instagram Stories, ajo shpërndau një mesazh me përmbajtjen: “Nuk mund të ftosh dhunën në tryezën e darkës dhe të habitesh kur ajo fillon të hajë.” Ky postim u interpretuar si sugjerim që Kirk kishte nxitur vetë vrasjen e tij, gjë që shkaktoi reagime të forta dhe kritika ndaj aktorës.

Shumë përdorues të platformës X (ish-Twitter) reaguan ashpër, duke akuzuar Seyfried se po justifikonte vrasjen e Kirk dhe duke bërë thirrje për bojkot të filmave ku ajo luan. Disa e akuzuan për hipokrizi, duke krahasuar qëndrimet e saj me ngjarje të tjera të dhunshme, si protestat pas vdekjes së George Floyd.

Në Instagram, komentet negative nuk munguan, ku shumë i kërkonin të “bëhej një person më i mirë” dhe e akuzonin se nuk kishte njohuri të mjaftueshme për Charlie Kirk për të bërë ato akuza.

Të këshilluara

Cardi B konfirmon romancën me Stefon Diggs

Cardi Bfoli për herë të parë publikisht për lidhjen e saj romantike,Stefon Diggs, gjatë paraqitjes së saj si bashkë-prezantuese në Today with Jenna & Friend...

20:45

Seth Rogen fiton Emmy-n e parë në karrierë

Seth Rogen ka rrëmbyer çmimin e tij të parë Emmy në karrierë gjatë ceremonisë të Primetime Emmy Awards 2025, të mbajtur më 14 shtator në Peacock Theater në Los ...

17:05

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI