Flash

Shailene Woodley dhe Lucas Bravo i japin fund romancës

Lapsi.al 15 September 2025
Shailene Woodley dhe Lucas Bravo i japin fund romancës

Aktorja e njohur Shailene Woodley dhe aktori i serialit Emily in Paris, Lucas Bravo, janë ndarë pas disa muajsh lidhjeje. Burime për revistën PEOPLE konfirmojnë se çifti i ka dhënë fund romancës që nisi publikisht në mars të këtij viti.

Të dy kanë fshirë fotot që kishin postuar së bashku nga llogaritë e tyre në Instagram. Bravo ka hequr postimin nga udhëtimi i tyre në Slab City, Kaliforni, që e kishte ndarë më 30 prill – momenti kur ata u bënë “zyrtarë” në rrjetet sociale. Nga ana tjetër, Woodley ka fshirë çdo postim të saj nga data 27 janar deri më 31 gusht, përfshirë dhe një foto të Bravo-s në Disneyland që ajo e kishte postuar për Ditën Ndërkombëtare të Star Wars.

Dyshja u panë për herë të fundit bashkë në publik më 4 gusht, në xhirimet e serialit Emily in Paris në Paris, ku Woodley shfaqej e përqafuar me aktorin francez. Një burim i afërt me aktoren deklaroi në gusht se “Lucas është i thjeshtë, i sjellshëm dhe emocionalisht i pranishëm. Miqtë e saj e adhurojnë atë.”

Burimi shtoi gjithashtu se lidhja e saj me Bravo-n ishte “e kundërta totale e dinamikës që kishte me Aaron Rodgers,” ish-fejuarin e saj, me të cilin u nda në vitin 2022.

 

Të këshilluara

Seth Rogen fiton Emmy-n e parë në karrierë

Seth Rogen ka rrëmbyer çmimin e tij të parë Emmy në karrierë gjatë ceremonisë të Primetime Emmy Awards 2025, të mbajtur më 14 shtator në Peacock Theater në Los ...

17:05

Emmy 2025: Lista e fituesve

Mbrëmja e 77-të e Primetime Emmy Awards u mbajt të dielën, më 14 shtator 2025, në Peacock Theater, Los Angeles. Ceremonia u drejtua nga komediani Nate Bargat...

14:55

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI