Flash

Princ Harry: Nuk kam pendesa për librin ‘Spare’

Lapsi.al 15 September 2025
Princ Harry: Nuk kam pendesa për librin ‘Spare’

Princ Harry  ka deklaruar se nuk pendohet aspak për publikimin e autobiografisë së tij të shumëpërfolur, “Spare”. Në një intervistë të re për The Guardian, realizuar gjatë vizitës së tij në Ukrainë javën e kaluar, Duka i Sussex foli hapur për vendimin për të rrëfyer historinë e tij.

“E di që për disa njerëz është e bezdisshme të më dëgjojnë të flas, sepse bie ndesh me narrativën që është ndërtuar prej kohësh,” tha ai. “Por libri ishte thjesht një seri korrigjimesh ndaj historive që tashmë ishin publikuar.”

Harry shtoi se nuk e sheh rrëfimin e tij si “larje të rrobave të ndyra në publik”. “Ishte një mesazh i vështirë, por e bëra në mënyrën më të mirë të mundshme,” tha ai, duke theksuar: “Ndërgjegjja ime është e pastër.”

Në artikull thuhet se princi nuk ishte shumë i kënaqur kur u quajt “kokëfortë”.  “Nuk është kokëfortësi, është të kesh parime.” Ai shtoi: “Nuk bëhet fjalë për hakmarrje, por për llogaridhënie.”

Harry zbuloi gjithashtu se bashkëshortja e tij, Meghan Markle, e ka inkurajuar që të tregojë të vërtetën. “Më ka thënë se e vërteta është mënyra më efikase për të jetuar.”

Intervista u zhvillua pak pasi Princi Harry vizitoi Ukrainën më 12 shtator, ku mori pjesë në disa takime zyrtare. Para kësaj, ai kishte bërë një vizitë të shkurtër në Angli, ku për herë të parë pas 19 muajsh, u takua personalisht me babanë e tij, Mbretin Charles, i cili po vijon trajtimin për një formë të paidentifikuar të kancerit.

Harry tha se udhëtimi e ka afruar më shumë me mundësinë për të sjellë fëmijët e tij, Princin Archie (6) dhe Princeshën Lilibet (4), në Mbretëri të Bashkuar. “Në këtë fazë, fokusi im duhet të jetë tek babai im,” u shpreh ai.

Libri “Spare”, i publikuar më 10 janar 2023, pati një ndikim të madh në opinionin publik dhe u bë rekord në Guinness si libri jofiksion më i shitur më shpejt në histori. Në të, Princi Harry ndau përjetimet e tij nga fëmijëria nën vëmendjen mediatike, humbjen e nënës së tij Princeshës Diana, shërbimin ushtarak dhe largimin dramatik nga familja mbretërore në vitin 2020.

 

Të këshilluara

Emmy 2025: Lista e fituesve

Mbrëmja e 77-të e Primetime Emmy Awards u mbajt të dielën, më 14 shtator 2025, në Peacock Theater, Los Angeles. Ceremonia u drejtua nga komediani Nate Bargat...

14:55

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI