Flash

Calvin Harris akuzon këshilltarin: Më vodhi 22.5 milionë dollarë

Lapsi.al 16 September 2025
Calvin Harris akuzon këshilltarin: Më vodhi 22.5 milionë

DJ dhe producenti i njohur Calvin Harris ka ngritur një padi kundër ish-këshilltarit të tij financiar, duke e akuzuar për vjedhje të 22.5 milionë dollarëve.

Sipas dokumenteve të dorëzuara në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë më 12 shtator, Harris pretendon se Thomas St. John – i cili e ka menaxhuar financiarisht që nga viti 2012 deri në prill të 2025 – i ka marrë fondet në mënyrë të paligjshme për një projekt të pasurive të paluajtshme në Hollywood.

Sipas padisë në fillim të viteve 2020, St. John dhe bashkëpunëtorët e tij nisën një projekt të quajtur "CMNTY Culture Campus", një kompleks prej 460,000 metrash katrorë në zemër të Hollywood-it, që supozohej të përfshinte studio muzikore, ambiente për artistët dhe hapësira zyrtare për krijues dhe profesionistë të industrisë së argëtimit.

Në vitin 2023, kur projektit i mungonin fondet, St. John i kërkoi Harris-it të investonte. Por, sipas padisë, ai nuk i tregoi aspak qëllimin e vërtetë, duke i dërguar vetëm dokumente përmes DocuSign, pa informacione të plota apo transparente.

Përmes një kompanie të krijuar në emër të Harris-it, “Lewis LLC”, ai investoi 22.5 milionë dollarë, nga të cilat 10 milionë në formë huaje dhe 12.5 milionë si investim kapital. Menjëherë pas investimit, 11.7 milionë dollarë u transferuan te një tjetër kompani nën kontrollin e St. John, “Dun & Dun LLC”, ndërsa deri më sot Harris nuk ka marrë asnjë kthim financiar.

Për më tepër, projekti në fjalë nuk ka nisur ende ndërtimin dhe, në vitin 2024, pa dijeninë e Harris-it, u ridizajnua për të ndërtuar banesa rezidenciale për shkak të ndryshimeve në treg.

Avokati i Thomas St. John, Sasha Frid, tha për “Variety” se Harris është vetëm një nga shumë investitorët dhe se projekti është ende aktiv. Ai përfshin ndërtimin e dy kullave të mëdha me 750 apartamente – përfshirë edhe 90 njësi për familje me të ardhura të ulëta – dhe ka një vlerësim të parashikuar prej mbi 900 milionë dollarësh kur të përfundojë.

Frid theksoi se Harris kishte kërkuar vetë të përfshihej në këtë projekt dhe se, për shkak të normave të interesit dhe faktorëve të tregut, ndërtimet e tilla po zgjasin më shumë se zakonisht. Ai mohoi çdo keqbërje nga klienti i tij.

 

Të këshilluara

Seth Rogen fiton Emmy-n e parë në karrierë

Seth Rogen ka rrëmbyer çmimin e tij të parë Emmy në karrierë gjatë ceremonisë të Primetime Emmy Awards 2025, të mbajtur më 14 shtator në Peacock Theater në Los ...

17:05

Emmy 2025: Lista e fituesve

Mbrëmja e 77-të e Primetime Emmy Awards u mbajt të dielën, më 14 shtator 2025, në Peacock Theater, Los Angeles. Ceremonia u drejtua nga komediani Nate Bargat...

14:55

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI