Flash

"Jam ende në shërim": Jessie J prezanton albumin e ri

Lapsi.al 18 September 2025
"Jam ende në shërim": Jessie J prezanton albumin e ri

Jessie J ka njoftuar zyrtarisht publikimin e albumit të saj të gjashtë në studio, të titulluar Don't Tease Me with a Good Time, i cili do të dalë më 28 nëntor 2025.

Në një postim në Instagram Stories, artistja 37-vjeçare zbuloi disa nga titujt e këngëve që do të përfshihen në album, përfshirë: “No Secret”, “Believe in Magic”, “And the Award Goes To” dhe “Living My Best Life”.

“Ka plot gjëra që po ndodhin,” shkroi Jessie, duke shtuar se mezi pret që fansat të dëgjojnë projektin e saj më të fundit.

Ky rikthim emocionues vjen pas një periudhe të vështirë për artisten, e cila në qershor zbuloi se ishte diagnostikuar me kancer të gjirit. Për shkak të nevojës për një operacion të dytë, Jessie u detyrua të shtyjë koncertet në Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropë, ndërsa anulloi turneun në SHBA.

“Nuk është asgjë shumë serioze, por operacioni duhet bërë deri në fund të vitit,” tha ajo në një deklaratë më 28 gusht. “Më vjen keq, ndjehem e frustruar dhe e trishtuar, por më duhet të shërohem.”

Koncertet në Evropë dhe Britani janë zhvendosur për prillin e vitit 2026, ndërsa biletat për SHBA do të rimbursohen automatikisht.

Më 6 shtator, Jessie J performoi në festivalin BBC Radio 2 In the Park në Angli, duke u ngjitur në skenë për herë të parë pas operacionit.

Ky moment kishte një rëndësi të veçantë për djalin e saj 2-vjeçar, Sky Safir, i cili për herë të parë e pa nënën e tij duke performuar live.

“Jam akoma në proces shërimi, por dua të jetoj në moment dhe ta shijoj jetën. Nuk e di si do të shkojë çdo performancë, por jam kaq mirënjohëse që jam këtu,” – tha Jessie para turmës.

 

Të këshilluara

Spice Girls drejt rikthimit? Reagon Mel B

Mel B, e njohur si “Scary Spice”, ka dhënë shpresa për një ribashkim të mundshëm të Spice Girls, në prag të 30-vjetorit të daljes së albumit të tyre debutues, “...

17:33

Cardi B konfirmon romancën me Stefon Diggs

Cardi Bfoli për herë të parë publikisht për lidhjen e saj romantike,Stefon Diggs, gjatë paraqitjes së saj si bashkë-prezantuese në Today with Jenna & Friend...

20:45

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI