Flash

Kënga më e re e Miley Cyrus, një mesazh për Billy Ray Cyrus

Lapsi.al 21 September 2025
Kënga më e re e Miley Cyrus, një mesazh për Billy Ray Cyrus

Miley Cyrus ka ndarë me fansat këngën e saj më të re, të titulluar “Secrets”, të cilën e përshkruan si një "ofrim paqeje"për babanë e saj të larguar, Billy Ray Cyrus.

“Kjo këngë u shkrua si një ofertë paqeje për dikë që e kisha humbur për një kohë, por gjithmonë e kam dashur,” shkroi këngëtarja 32-vjeçare në një postim në Instagram, duke shpërndarë një pjesë nga videoklipi emocional i baladës. “Në përvojën time, falja dhe liria janë njësoj.”

Miley falënderoi gjithashtu  Lindsey Buckingham dhe Mick Fleetwood, të cilët kontribuan në këtë projekt muzikor, duke shtuar: “Faleminderit për magjinë që sollët në këtë këngë.” Ajo e bëri të qartë se kujt i dedikohej kënga, duke theksuar: “Kjo këngë është për babin tim.”

Në refren, Miley këndon: “Hero / A mund të jem heroina jote? / Ndalo të gjitha forcat / Një flamur i bardhë në këtë luftë.”

Dhe në vargun e dytë, ajo vazhdon: “Dashuria nuk është burg / Unë nuk jam roje, jo / Edhe kur të mbaj pranë / Nuk do të të mbyll / Mund të vish e të shkosh si të duash / Do të jesh i vetmuar? / Fjala jote është gjithçka që dua.”

Babai i saj, Billy Ray Cyrus, 64 vjeç, reagoi publikisht ndaj këngës, duke shkruar në Instagram:

“Faleminderit @mileycyrus për 'Secrets'. Kujtimet që kemi krijuar së bashku  janë gjithçka për mua, dhe të shoh duke punuar me  muzikën tënde më bën gjithnjë e më krenar.”

Marrëdhënia e Miley-t me babanë e saj u përkeqësua pas ndarjes së Billy Ray dhe nënës së saj, Tish Cyrus, në prill të vitit 2022, pas gati 30 vitesh martesë. Burime për mediat në atë kohë thanë se divorci ndikoi thellë në marrëdhënien e Miley-t me të atin.

Në shkurt të këtij viti, gjatë fjalimit të saj në Grammy Awards, ku fitoi çmimin për këngën “Flowers”, Miley nuk e përmendi fare babanë e saj, duke lënë të kuptohej se distanca mes tyre vazhdonte.

 

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI