Flash

Qëndrimi për Palestinën, Dua Lipa shkarkon menaxherin

Lapsi.al 22 September 2025
Qëndrimi për Palestinën, Dua Lipa shkarkon menaxherin

Ylli ndërkombëtar i muzikës, Dua Lipa, ka vendosur të shkarkojë menaxherim e saj, David Levy, pas zbulimeve që e lidhin atë me një fushatë të fshehtë për të ndaluar grupin e repit nga Irlanda e Veriut, Kneecap, të performonte në Festivalin Glastonbury këtë vit, për shkak të pretendimeve se ata po nxitnin “antisemitizëm”.

Sipas të përditshmes britanike Daily Mail, Levy, së bashku me disa figura të tjera të industrisë muzikore, ishte nënshkruesi i parë i një letre “private dhe konfidenciale” dërguar themeluesit të festivalit, Michael Eavis, ku i kërkohej ndalimi i grupit pro-palestinez për akuza të pabazuara mbi lidhjet e tyre politike me disa organizata të armatosura.

Një burim nga industria muzikore tha për gazetën se Dua Lipa “siguroi që David Levy të mos merrej më me prodhimin e muzikës së saj”, duke nënvizuar që këngëtarja është një mbështetëse e hapur e të drejtave të palestinezëve dhe nuk pranon një menaxher të lidhur me taktikë presioni të tilla.

“E sheh atë si një mbështetës të luftës së Izraelit në Gaza dhe trajtimit të tmerrshëm të palestinezëve. Kjo u bë shumë e qartë përmes letrës që ai nënshkroi,” tha burimi i industrisë muzikore për Daily Mail.

Dua Lipa, fituese e Grammy, prej kohësh ka mbrojtur të drejtat e palestinezëve në rrjetet sociale dhe ka marrë pjesë në protesta që dënojnë përfshirjen e Mbretërisë së Bashkuar në luftën genocidale të Izraelit ndaj Gazës.

Të këshilluara

Tom Holland dërgohet me urgjencë në spital

Tom Holland u dërgua me urgjencë në spital pasi pësoi një dëmtim të rëndë gjatë xhirimeve të Spider-Man: Brand New Day. Të premten, më 19 shtator, aktori bri...

14:57

Cardi B reagon ndaj padisë së Stefon Diggs

Cardi B, e cila është në pritje të një fëmije me  Stefon Diggs, ka dhënë një deklaratë pasi një grua ka deklaruar se ai është babai i fëmijë së saj. Në një t...

17:11

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI