Flash

Angela Martini akuzon Fatmir Hysenbelliun: Tradhtoi të dashurën me mua

Lapsi.al 22 September 2025
Angela Martini akuzon Fatmir Hysenbelliun: Tradhtoi të dashurën me mua

Angela Martini, ka hedhur akuza të forta ndaj familjes Hysenbelliu, të cilët sipas saj kanë ushtruar presion,  dhe kanë tentuar të bllokojnë imazhin e saj publik.

Përmes rrjetit të saj social Instagram, Martini tregoi se gjithçka nisi shumë vite më parë me një reklamë për një kompani alkooli në Shqipëri, e cila sipas saj u përdor abuzivisht pa pagesë edhe pasi kompania ndryshoi pronarë. Ajo tha se iu desh të përfshinte avokatë dhe të padiste kompaninë për të ndalur përdorimin e imazhit të saj. Por sipas saj, çështja nuk u ndal këtu. Angela deklaroi se mediat e kontrolluara nga familja Hysenbelliu kanë nisur ta bllokojnë, duke fshirë qindra artikuj për të dhe duke ushtruar presion tek botime të tjera që të mos i jepnin hapësirë.

“Ata zotërojnë një sërë botimesh, të mëdha e të vogla, që kontrollojnë plotësisht narrativën. Nga frustimi, ata jo vetëm që më shkëputën plotësisht nga kanalet e tyre, por ushtruan presion edhe ndaj pronarëve të tjerë mediash që të më bllokonin,” – shkruan Angela.

Më pas, ajo rrëfeu se se shumë vite më parë kur ishte ende e re, kishte patur një lidhje me Fatmir Hysenbelliun, marrëdhënie e cila u ndërpre shpejt, pasi sipas saj “ka gjëra që një grua si ajo nuk mund t’i pranojë kurrë te një burrë si ai”. Modelja më vonë mësoi që Hysenbelliu kishte një të dashur të cilën e tradhtoi për të qenë me të.

[gallery size="large" ids="1031293,1031291"]

"Një nga arsyet kryesore pas sjelljes së tij sot, është me shumë gjasë frustrimi që ende e mban brenda, sepse unë kurrë nuk i dhashë asnjë vëmendje të vërtetë. Ai pësoi një goditje të madhe në ego – përveç dështimit të tij si futbollist, ai dështoi edhe me mua në jetën personale. Jam e sigurt që kjo i ka lënë një frustrim të thellë.

Edhe në vitet e mëvonshme, ai provoi të më kontaktonte, madje edhe kur isha e martuar, por sigurisht që unë kurrë nuk iu përgjigja mesazheve të tij qesharake në DM."

 

Të këshilluara

Tom Holland dërgohet me urgjencë në spital

Tom Holland u dërgua me urgjencë në spital pasi pësoi një dëmtim të rëndë gjatë xhirimeve të Spider-Man: Brand New Day. Të premten, më 19 shtator, aktori bri...

14:57

Cardi B reagon ndaj padisë së Stefon Diggs

Cardi B, e cila është në pritje të një fëmije me  Stefon Diggs, ka dhënë një deklaratë pasi një grua ka deklaruar se ai është babai i fëmijë së saj. Në një t...

17:11

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI