Flash

Zjarri në Kakavijë, digjen 3 banesa dhe 2 kasolle

Lapsi.al 24 July 2025
Zjarri në Kakavijë, digjen 3 banesa dhe 2 kasolle

Zjarri i rënë pasditen e sotme në fshatin Kakavije ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Deri më tani, janë djegur 3 banesa dhe 2 kasolle, ndërsa flakët janë zgjeruar edhe në territorin grek.

Zjarrfikësit vazhdojnë të punojnë me intensitet për të izoluar plotësisht vatrën, e cila ndodhet pranë qendrës së fshatit. Fatmirësisht, situata është nën kontroll dhe nuk raportohet për të lënduar në njerëz.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se zjarri ka nisur nga një vatër e vogël në tarracën e një prej shtëpive, e cila më pas është përhapur me shpejtësi për shkak të erës dhe temperaturave të larta.

Autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e saktë të ngjarjes, ndërsa bëhet apel për vigjilencë të shtuar në këto ditë të nxehta vere, kur rreziku nga zjarret është maksimal.

Të këshilluara

Vatër zjarri në Delvinë

Zjarri i përmasave të mëdha që ka nisur prej disa orësh djeg sipërfaqe të gjera me kullota në zonën e luginës së Kalasës, pranë Delvinës. Flakët kanë përfshirë ...

17:00

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI