Flash

Vajza vret babanë në Fier, flet vëllai i viktimës

Lapsi.al 24 July 2025
Vajza vret babanë në Fier, flet vëllai i viktimës

Ferdinant Rama, vëllai i 56-vjeçarit që u vra nga e bija në Fier, ka folur për mediat lidhur me ngjarjen e rëndë. Ai ka treguar se Anesti nuk shkonte mirë më gruan sepse ajo nuk e donte. Rama tha se çifti kishin dy vajza, ndërsa shtoi se lajmin e kishte mësuar nga kunata. Ai u shpreh më tej se kishte mbi dy vite që nuk fliste me të vëllanë sepse nuk e lintë gruaja.

“E kemi ditur dhe më përpara, nuk shkonin, ajo thoshte nuk e dua burrin. Thoshte merreni dhe mbajeni ju, merrni pensionin e bëni çfarë të doni, unë nuk e dua. Çifti ka dy fëmijë, dy vajza. Unë e mësova nga kunata, lajmëroi gruan time e mori në telefon edhe tha që ka vdekur Anesti. Kam rreth 2 vjet e gjysmë që nuk flisja me vëllanë, se nuk na linte ajo të llafoseshim. E dija që nuk shkonin mirë. Pyesja vëllain tjetër, i them si është Anesti”, ka treguar Ferdinant Rama.

26-vjeçarja, Emanilda Rama është arrestuar ditën e sotme pasi akuzohet se ka mbytur me tel babanë e saj, 56-vjeçarin, Anesti Rama. Ngjarja ishte kallëzuar nga vajza fillimisht në polici si aksidentale, ndërsa pas veprimeve hetimore u zbulua se autorja ishte vetë ajo. Kjo e fundit më pas ka pranuar krimin dhe është shprehur se e ka vrarë sepse i ati ishte fanatik dhe nuk e linte të vishej si donte ajo apo të diltë. E reja ishte ndarë nga partneri pak kohë më parë dhe jetontë Ndërkohë në polici është shoqëruar dhe Valbona Rama nëna e vajzës, pasi akuzohet se ka pastruar trupin e viktimës, me qëllim inskenimin e vrasjes si aksidentale.

Të këshilluara

16-vjeçari mbytet në Lagunën e Patokut

Një tjetër ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një 16-vjeçari është regjistruar ditën e sotme. I mituri dyshohet se është mbytur në Lagunën e Patokut këtë të en...

17:12

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI