Flash

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi*

BE i sheh me shqetësim shkarkimet në administratën vendore me urdhër të kryeministrit

Lapsi.al 24 July 2025
BE i sheh me shqetësim shkarkimet në administratën vendore me

Prej disa javësh kryeministri Edi Rama ka ndërmarrë një aksion publik për të atë që ai e quan reformë të administratës vendore, duke urdhëruar publikisht kryetarët e bashkive që të shkarkojnë vartësit e tyre në nivele drejtuese.

Argumentet me të cilat u përligj ky aksion iu faturuan problematikave që ka administrata vendore me menaxhimin e shërbimeve publike dhe në mungesën e kapaciteteve për thithjen e fondeve të Bashkimit Europian.

Pavarësisht dispozitave kushtetuese dhe ligjore që sanksionojnë autonominë e pushtetit vendor, një fushatë “dorëzimi” të bashkive në duart e PS-së vijoi gjatë gjithë korrikut, me dorëheqje të drejtuesve vendorë pas deklaratave dhe kërkesave publike të Ramës.

Ndërkohë, i gjithë procesi i shkarkimeve dhe emërimeve të reja po monitorohet në terren nga të deleguar të Partisë Socialiste duke ngritur shqetësime tek aktorë të ndryshëm civilë për një cënim të autonomisë vendore.

Të njëjtin shqetësim duket se ndan dhe delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë duke iu referuar Kartës Evropiane për Vetëqeverisjen Vendore, e ratifikuar nga vendi ynë, ku përcaktohen standardet për ruajtjen e pavarësisë politike, administrative dhe financiare të autoriteteve vendore, standarde të pasqyruaar edhe në ligjin për Vetëqeverisjen Vendore.

“BE-ja po ndjek nga afër zhvillimet më të fundit në fushën e administratës vendore në Shqipëri”- i tha BIRN-it zyra e delegacionit në Tiranë, e pyetur nëse është e shqetësuar për sjelljen e kryeministrit dhe ndikimin që mund të ketë kjo gjë në autonominë vendore.

Duke iu referuar raportit të Komisionit për Shqipërinë për vitin 2024, delegacioni rithekson se “ndarja e përgjegjësive ndërmjet qeverisjes vendore dhe asaj qendrore vijon të jetë fushë me shqetësim, dhe në të cilën ka nevojë për përsosje të kuadrit ligjor lidhur me funksionet e njësive të vetëqeverisjes vendore”.

“Këtyre organeve vijojnë t’ju mungojnë burimet financiare dhe kapacitetet administrative të mjaftueshme dhe të qëndrueshme, dhe autonomia e tyre vijon të jetë e rrezikuar. Ofrimi i shërbimeve publike cilësore në nivel vendor vijon të jetë i kufizuar. Efikasiteti, transparenca dhe llogaridhënia e menaxhimit të burimeve njerëzore duhet përmirësuar”- thuhet më tej në qëndrimin e delegacionit.

Sipas delegacionit, autoritetet vendore luajnë rol të rëndësishëm në procesin e integrimit në BE, duke qenë se ato janë përgjegjëse për zbatimin e një pjese domethënëse të acquis-ve të BE-së që kërkon qeverisje të efektshme në nivele të ndryshme dhe se BE po mbështet reformat me qëllim që bashkitë të përmbushin detyrat e tyre në këtë proces.

Këto reforma, sipas Delegacionit, përfshijnë punën lidhur me konsultimin publik, planifikimin e integritetit dhe kompetencat e qarta të qeverisjes vendore, si dhe zhvillimin e infrastrukturës dhe shërbimeve bashkiake dhe zhvillimin rajonal, përmes granteve për njësitë e vetëqeverisjes vendore. /Marrë nga Reporter.al

Të këshilluara

16-vjeçari mbytet në Lagunën e Patokut

Një tjetër ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një 16-vjeçari është regjistruar ditën e sotme. I mituri dyshohet se është mbytur në Lagunën e Patokut këtë të en...

17:12

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI