Flash

“Trashëgimi apo piceri?” Pse të jepen me qira e kalatë e Lëkurësit dhe Rozafës

Lapsi.al 23 July 2025
“Trashëgimi apo piceri?” Pse të jepen me qira e

Vendimi i Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit për të dhënë me qira 20-vjeçare ambiente shërbimi brenda Kalasë së Lëkurësit në Sarandë dhe Kalasë së Rozafës në Shkodër është komentuar me shqetësim nga shoqëria civile, e cila e sheh këtë lëvizje si një tjetër akt të zhbërjes së rolit historik e simbolik të këtyre monumenteve.

Ministria e drejtuar nga Blendi Gonxhja sqaron se procedura e dhënies së pasurisë kulturore në përdorim privat bën pjesë në procesin e “rijetëzimit”, sipas ligjit për trashëgiminë kulturore. Në rastin konkret, bëhet fjalë për një sipërfaqe prej 862 m² në Kalanë e Lëkurësit dhe 196.2 m² në oborrin e tretë të Kalasë së Rozafës.

Por për Forumin për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, ky nuk është rijetëzim, por zhbërje me qira e identitetit historik, në emër të fitimit.

“Kalaja e Lëkurësit, e ndërtuar nga Sulltan Sulejmani mbi rrënojat e një kishe bizantine, është shndërruar në një seri restorantesh, picerisht dhe kafenesh, duke i hequr çdo vlerë kulturore” shkruhet në një status të forumit në Facebook.

Forumi sjell në kujtesë se kontrata e mëparshme me subjektin privat ka përfunduar dhe se objekti duhet t’i rikthehet publikut, jo t’i riciklohet privatit me një formë tjetër koncesioni të kamufluar si “rijetëzim”. Ata e përshkruajnë këtë proces si një “shaka të radhës” nga z. Gonxhja”, duke u shprehur me ironi: “Z. Gonxhe harron se ka përgjegjësi ligjore dhe morale të mbrojë trashëgiminë tonë kulturore dhe jo të promovojë menunë e picave.”

Përmes një deklarate me tone të forta, Forumi ngre pyetjen themelore se përse shteti është i paaftë të administrojë një kala historike vetë dhe se çfarë studimi është bërë për të përcaktuar që dhënia me qira është forma më e mirë në dobi të publikut.

Sipas organizatës, koncepti i rijetëzimit është deformuar qëllimisht: në vend që të nënkuptojë aktivizim kulturor, edukim, ekspozim të trashëgimisë, ai po përkthehet në përfitim komercial, ku prioritet nuk është historia por konsumi.

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: Godina historike e Butrintit kthyer në kafenenë e Kumbaros

Më poshtë është statusi i plotë i Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore:

Shakaja e radhes e z.Gonxhja; Kalaja e lekursit Piceri apo Trashegimi Kulturore?

Kalaja e Lëkursit e dhene me qera nga ministri i Kultures Edi Rama ishte percaktuar te kthehej ne nje pike kulturore ne sherbim te trashegimise se zones. Pas 25 vitesh kjo kala eshte simboli i perdhosjes se trashegimise ku vetem vlera kulturore nuk ka me. E ndërtuar nga sulltan Sulejmani mbi rrënojat e një kishe Bizantine eshte shndruar ne nje seri restorantesh picerisht dhe kafenesh duke i hequr cdo vlere kulturore. Kontrata me privatin ka mbaruar dhe nderkohe kjo kala i duhet kthyer publikut. Ndryshe shprehet z. Gonxhja, i cili shprehet se ne dobi te publikut kjo kala duhet te vazhdoje pjekjen e picave dhe tallavase. Z.Gonxhe harron se ka pergjegjesi ligjore dhe morale te mbroje trashegimine tone kulturore dhe jo te promovoje menune e picave. A mund t'ju shpjegohet shqiptareve se perse kjo kala nuk duhet te sherbeje si pike e trashegimise kulturore? Perse shteti eshte i paafte te administroje nje kala historike? Cfare studimi eshte bere nga ministria e z.Gonxhja per te siguruar menyren me te mire ne dobi te publikut shqiptar?

Kalaja e Rozafës – Shkodër

Kalaja e Rozafës ndodhet në hyrje të qytetit të Shkodrës, mbi një kodër shkëmbore midis lumenjve Buna dhe Drin. Ajo ka një histori mijëvjeçare, e lidhur me periudhën ilire dhe më pas me pushtimet romake, bizantine, veneciane dhe osmane. Ndërtimi i parë i fortifikimeve mendohet të jetë bërë nga ilirët në shek. IV para erës sonë, si pjesë e mbretërisë së Labeatëve.

Emri i kalasë lidhet me legjendën e Rozafës, një nga rrëfimet më prekëse të sakrificës dhe ndërtimit, ku gruaja e njërit prej tre vëllezërve u muros për të mbajtur muret e kalasë që të mos shembeshin.

Kalaja u përdor nga romakët në shek. II p.e.s, më vonë nga bizantinët, serbët e Stefan Dushanit, dhe më pas nga venecianët (që e riparuan në shek. XV). Më në fund, ajo ra në dorë të osmanëve në vitin 1479, pas një qëndrese të gjatë.

Kalaja e Lëkurësit – Sarandë

Kalaja e Lëkurësit ndodhet mbi një kodër nga ku mund të shohësh qytetin e Sarandës dhe detin Jon. Është një ndërtesë ushtarake osmane, e ngritur në një pikë strategjike për të kontrolluar rrugët nga toka dhe nga deti.

Kalaja u ndërtua në shekullin XVI nga Sulltan Sulejmani i Madhërishëm, pas pushtimit të ishullit të Korfuzit dhe zonave përreth. Ndodhet në fshatin e braktisur të Lëkurësit (braktisur pas vitit 1878), dhe ka formën karakteristike të një katërkëndëshi me katër kulla. Ajo shërbente për të kontrolluar hyrjen në qytetin e Sarandës dhe për të ruajtur zonën nga sulmet detare. Kalaja ruan ende strukturën e saj dhe pamjen panoramike mbresëlënëse, por prej vitesh është e shfrytëzuar për qëllime private, kryesisht si pikë restoranti dhe ambient gastronomik.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI